KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbledhja e 106-të e Qeverisë, gjithë vendimet që u morën sot
Politikë

Mbledhja e 106-të e Qeverisë, gjithë vendimet që u morën sot

Kosova News
Kosova News 14:39 -09/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumë vendime u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. I pari votim ishte për Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, për të cilin kryeministri Albin Kurti tha se ky sistem do të mundësojë transparencë më të madhe, pasi sipas tij përmes lidhjes me sistemin elektronik për përcjelljen e lëndëve do të sigurojë efikasitet më të madh për llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës në të cilën u morën këto vendime:

U miratua Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës. Ky sistem do mundësojë transparencë më të madhe në kuptim të evidencës penale. Përmes lidhjes me sistemin elektronik për përcjelljen e lëndëve, do sigurojë efikasitet më të madh por edhe llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor.

U miratua udhëzimi i Administrativ për caktimin e Listës dhe Llojeve e Pajisjeve Ndihmëse që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim, dhe udhëzimi tjetër administrativ për Regjistrimin, Funksionimin dhe Çregjistrimin e Organizatave Joqeveritare që ka për qëllim thjeshtësimin dhe lehtësimin e procedurës së regjistrimit dhe funksionimit të OJQ-ve.

- Reklamë -

U themelua Komisioni Republikan i Festave me përbërje si më poshtë që do të përgatisë rregullat dhe mënyrat e festimit të festave zyrtare dhe ditët memoriale:

1. Zyra e Kryeministrit, kryesues;

2. Ministria e Punëve të Brendshme;

3. Ministria e Drejtësisë;

4. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal;

5. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;

6. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

7. Ministria e Ekonomisë;

8. Ministria për Komunitete dhe Kthim;

9. Ministria e Shëndetësisë;

10. Përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

11. Përfaqësues nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës;

U bë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr. 21/16 për formimin e Grupit punues ndërministror për fushën e lëvizjes së lirë dhe të mallrave, duke emëruar përbërjen e re të këtij grupi, si dhe plotësim ndryshimi i vendimit 03/30, duke i garantuar Parkut të Novacionit dhe Trajnimeve, ITP në Prizren të drejtën e shfrytëzimit të të gjitha objekteve që gjenden në parcelat e dhëna në shfrytëzim nga Qeveria.

U aprovua vendimi për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë, nëpërmjet ankandit publik që do të menaxhojë Ministria e Punëve të Brendshme.

U miratua Plani Kombëtar i Radio Frekuencave. Ai ka rëndësi të madhe për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e sigurinë, mirëmbajtjen e rendit publik dhe shërbimet publike emergjente.

U miratua koncept-dokumenti për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor që mundëson shpërndarje të barabartë të burimeve dhe kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë: gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Ai është thelbësor për barazinë e drejtësinë gjinore dhe për barazinë e drejtësinë fiskale.

U themelua Komisioni Ekzekutiv për Digjitalizimin më përbërje si më poshtë. I kryesuar nga Kryeministri do shqyrtojë dhe miratojë prioritetet strategjike dhe iniciativat e politikave të reja të Qeverisë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit, si dhe do të ofrojë drejtim strategjik e sigurojë koordinim ndërinstitucional në projektet me rëndësi të lartë në këtë fushë.

1. Kryeministri, kryesues;

2. Zëvendës kryeministri i parë, zv.kryesues;

3. Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar;

4. Ministrja e Ekonomisë, anëtare;

5. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

6. Lulëzon Jagxhiu, Këshilltar i Kryeministrit për çështjet e Teknologjisë së Informacionit, anëtar.

U shtua në Programin Legjislativ për vitin 2022, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Energjisë si nevojë e nxitur nga situatat energjetike në vend.

Kabineti qeveritar u informua për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2022.

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Marrëveshja e përbashkët parasheh zbarkimin e trupave të FSK-së me ato të mbretërisë së Bashkuar.

Nga kursimet e deklaruara, u rialokuan 11.7 milionë euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të mbuluar programet, projektet apo obligimet që kanë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 09/11/2022 09/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?