Në Kosovë aktualisht janë 9 mijë e 820 raste janë aktive me COVID-19.
Siç njofton MSh, në 24 orët e fundit u regjistruan 1 mijë e 187 raste të reja, pa të vdekur.
Po ashtu janë shëruar edhe 613 qytetarë.
Ndërkohë, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.
Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,164 vdekje.


