KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 800 serbë i braktisin targat ilegale të Serbisë, i riregjistrojnë automjetet me RSK
Siguri

Mbi 800 serbë i braktisin targat ilegale të Serbisë, i riregjistrojnë automjetet me RSK

Kosova News
Kosova News 08:34 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ani pse ka skaduar afati në muajin prill, Qeveria e Kosovës ia ka dhënë edhe një shans atyre që posedojnë vetura me targa ilegale, për t’i konvertuar në RKS. Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës nga data 1 nëntor deri më 1 dhjetor është afati i fundit për riregjistrimin e automjeteve me targat serbe dhe kthimin e tyre në RKS.

Me vendim të ri, parashihet që pas kësaj date, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në territorin të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, deri më tani, 805 vetura me targat ilegale janë konvertuar në ato RKS.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

E numri më i madh i konvertimeve është në Komunën e Mitrovicës, thonë nga MPB.

“Numri i qytetarëve të cilët kanë konvertuar targat e tyre nga ilegale në RKS është 805, ku Komuna e Mitrovicës në veri ka pasur numrin më të madh të konvertimeve deri më sot. Regjistrimi bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.05/2022 për regjistrimin e mjeteve nga targat PR“, „KM“, „PZ“, „GL“, „UR“ , „PE“, „DA“ dhe „ĐA“ në targa RKS. Sipas Udhëzimit të lartëpërmendur regjistrimi bëhet në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, pavarësisht vendbanimit të pronarit të mjetit apo vendqëndrimit”, thonë nga MPB për Front Online.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar qytetarët serb që të përfitojnë nga lehtësirat financiare për t’i konvertuar veturat në legale.

“Mirëpresim vullnetin e shtuar së fundmi dhe kërkesën nga qytetarët tanë të komunitetit serb për konvertim të tabelave nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës. Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe të përfitojnë nga lehtësirat financiare deri më 1 dhjetor 2023, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që kanë, në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve”, thuhet në përgjigje e MPB-së për Front Online.Ndaj vendimit për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targat serbe “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka reaguar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai ka thënë se një vendim i tillë vjen pas shumë kërkesave në Veri për t’i ndërruar targat nga “KM” në “RKS”.“Ky vendim i Qeverisë vjen pas shumë kërkesave të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është edhe një dëshmi e pragmaticitetit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë”.

Ndryshe, në territorin e Republikës së Kosovës vlerësohet se janë mbi 9 mijë vetura me targa ilegale.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 02/11/2023 02/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?