KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 620 shkurorëzime për 5 muaj, sociologu Jeton Brajshori tregon se pse po ndodhin
Siguri

Mbi 620 shkurorëzime për 5 muaj, sociologu Jeton Brajshori tregon se pse po ndodhin

Kosova News
Kosova News 15:22 -16/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021 flasin për 2160 shkurorëzime. Ndërsa të dhënat për këtë vit, saktësisht për pesë muajt e parë të vitit janë 623 shkurorëzime, me majin që ka regjistruar më së shumti raste divorci me 143 të tilla.

Mosha që më së shumti ka pasur shkurorëzime gjatë vitit të kaluar ka qenë mosha prej 25 deri 29 vjeç, me 465 shkurorëzime. Numri më i lartë i shkurorëzimeve sipas vendbanimit të përhershëm ne komunë dhe kohëzgjatjes së martesës për vitin e kaluar ishte komuna e Prizrenit, me 189 shkurorëzime.

Sociologu Jeton Brajshori tregon për KosovaPress se xhelozia dhe problemet ekonomike janë dy prej arsyeve që çojnë deri në krisjen e raporteve mes bashkëshortëve.

Mirëpo, ai mendon se divorci është zgjidhja më e mirë kur ka dhunë, sidomos nëse çifti ka edhe fëmijë.

“Ekzistojnë shumë shkaqe të divorceve, mirëpo arsyet kryesore pse kemi divorc është xhelozia në pikë të parë, shkaqet ekonomike, problemet mentale të partnereve… Divorcet ndikojnë jashtëzakonisht shumë në psikologjinë e çiftit, mirëpo prapë së prapë nëse çifti është martuar për një kohë dhe ka fëmijë, atëherë në qoftë se ka dhunë në familje, prapë se prapë divorci shihet që është më mirë sesa fëmijët të rriten duke parë dhunë në familje, pasi edhe ata e përjetojnë rendë. Mirëpo për të dyja palët është më mirë që të ketë divorc”, tha ai.

Brajshori mendon se arsimimi i femrave ka ndikuar që të ndryshohet mendësia duke bërë që ajo të vendos vetë për jetën e saj dhe të mos sakrifiojë veten për imazhin e familjes duke duruar gjithçka.

“Arsyeja pse kemi divorc tek ne të shumtë është për arsye se tash edhe femrat kanë filluar të shkollohen, të bëjnë karrierë, të shohin jetën më ndryshe, dhe nuk është si më përpara që ka qenë kur familja ka vendosur gjithçka për vajzën dhe sot një vajzë e shkolluar thjesht e kërkon karrierën, shkollimin dhe nuk përjeton tortura që kanë përjetuar më herët vajzat tek ne, për arsye se dëshiron ta bëjë jetën vet si të dojë dhe është një shkak kryesor për divorcin… Edhe trashëgimia në qoftë se vajzat e marrin trashëgiminë nga familja atëherë trashëgimia jua siguron një liri, pavarësi, më shumë për vetën dhe në këtë mënyre mund t’i përkushtohet më shumë vetes”, ka shtuar Brajshori.

Megjithatë, numri prej 623 shkurorëzimesh vetëm për pesë muajt e parë të këij viti sipas sociologut Brajshori, për një vend të vogël siç është Kosova është i lartë.

Ai tha se një problem tjetër që shfaqet mes çiftit janë edhe qëndrimet e ndryshme rreth planifikimit familjar që mund të çojnë në divorc.

“Një prej problemeve është edhe planifikimi familjar, ndoshta dikush nga çifti për shkak te shkaqeve ekonomike nuk dëshiron që të ketë fëmijë, dhe për këtë arsye ekzistojnë probleme të shumta, të cilat na lidhin me divorcin, numri do të shkojë të rritet. Sa më shumë që të jemi të emancipuar, një femër e shkolluar, atëherë do ta shohë jetën ndryshe dhe divorci në vitet e ardhshme do të jetë më i larte”, shtoi ai.

Ndryshe nga shkurorëzimet, gjatë pesë muajve të aprë të këtij viti janë regjistruar 7811 raste të kurorëzimit të dashurisë në martesë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 16/07/2022 16/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?