KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 392 mijë armë pa leje në Kosovë
Siguri

Mbi 392 mijë armë pa leje në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:13 -22/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Armët pa leje janë dukuri në rritje në Kosovë. Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi, ndëshkimet e lehta bëjnë që qytetarët të kenë në posedim armë pa leje, ndonëse konsiderohet se shumë nga krimet e viteve të fundit janë kryer pikërisht nga armët e paligjshme. Nga të dhënat e vitit 2018, thuhet se në vendin tonë janë mbi 392 mijë armë pa leje.

Mijëra armë pa leje vazhdojnë të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës. Sipas një raporti të vitit 2018, të organizatës ndërkombëtare Small Arms Survey, në Kosovë qarkullojnë mbi 392 mijë armë të paligjshme.

Sipas këtij studimi, në Kosovë çdo vit hyjnë 1200 deri në 1300 armë pa leje, tendencë kjo në rritje. Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se kjo dukuri është një shqetësim serioz i shoqërisë kosovare.

“Disa raporte ndërkombëtar të vitit 2018 kanë theksuar se çështja e armëmbajtjes pa leje është një dukuri shqetësuese në Kosovë për shkak se konsiderohet që janë afërsisht mbi 400 mijë në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës e që afër 400 mijë prej tyre konsiderohen se janë pa leje. Çështja e mbajtjes së armëve nga qytetarët e Republikës së Kosovës paraqet një rrezik permanent për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në raste të caktuara mund të konsiderohet se edhe ka qenë arsyeja e vrasjeve të ndryshme”, thotë ai.

Pikërisht për armëmbajtjen pa leje, ky institut ka publikuar raportin “Dënimet me gjobë- leje për armëmbajtje”, sipas të cilit, ndonëse ligji parasheh dënimet për këtë vepër, dënimet e shqiptuara kanë qenë më tepër jashtëligjore.

“Lidhur me politikën ndëshkimore të këtyre rasteve nga kjo analizë rezulton se dënimet kanë qenë kryesisht me gjobë, nga 147 raste të armëmbajtjes pa leje vetëm një është shqiptuar me burg, konkretisht nga 147 raste të armëmbajtjes pa leje janë shqiptuar 128 dënime me gjobë, 18 dënime me kusht, ndërsa vetëm në një rast është shqiptuar dënim me burgim”.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se shumica e armëve pa leje konsiderohen që datojnë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Duke pas parasysh se ne kanë kalua 25 vite nga përfundimi i luftës e deri më sot e duke e ditë që kemi qenë në luftë, nuk është diçka e befasishme pse ky numër kaq i madh i armëve, kur kihet parasysh se tashmë kemi organet e sigurisë, organet e rendit të cilat kujdesen për pronën dhe për jetën tonë, në këtë drejtim janë ndërmarr disa veprime coftë nga ana e institucioneve shtetërore, qoftë nga OJQ, nga shkollat që të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve që së paku armët luftarake siç janë kallashnikov, snajper dhe armët e tjera të dorëzohen”, tha Islami.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë për RTK-në se gjatë vitit 2024 ka konfiskuar 1746 armë zjarri, kurse gjatë vitit 2023 janë konfiskuar 1392 armë zjarri. Sipas të dhënave, vitin që lamë pas janë sekuestruar 354 armë më shumë se sa viti paraprak.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi për armëmbajtje pa leje parasheh gjobë deri në 7500 euro apo dënim me burg deri në 5 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet

Kosova News 22/02/2025 22/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”
12:14 -29/07/2026
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
11:49 -29/07/2026
Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë
11:46 -29/07/2026
Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë
11:20 -29/07/2026
Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës
11:17 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?