KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë
Shëndetësi

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Kosova News
Kosova News 17:07 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat janë regjistruar deri në maj, në Komunën e Malishevës. Zyrtarë nga kjo komunë i thanë Radio Kosovës se situata me rriqrat prej vitesh, kërkon vëmendje edhe nga institucionet qendrore. Nga IKSHPK thonë se deri me tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet Krime Kongo.

Edhe këtë vit banorët e Komunës së Malishevës po ballafaqohen me pickimin e rriqrave. Sipas të dhënave  komunale, banorët e fshati Drenoc dhe Carrallukë, janë ata të cilët kanë kërkuar më së shumti ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave.

Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Komunën e Malishevës, i tha Radio Kosovës se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e etheve hemorragjike që vjen nga pickimi i rriqrave. Sipas tij, rriqrat prej kohësh janë një shqetësim serioz i banorëve të kësaj komune dhe se për këtë duhet edhe përkrahje nga niveli qendror.

“Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë deri me 31 maj, janë regjistruar 352  raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave në Komunën e Malishevës. Situatat me rriqrat është një situatë që kërkon angazhim  dhe duhet të menaxhohet edhe nga institucionet qendrore dhe jo vetëm nga ato komunale. Sepse kemi të bëjmë me një virus, sëmundje që është përgjegjësi direkt e institucioneve qendrore”, tha Paçarizi.

Ndërsa nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike Era Pireva, zëdhënëse e IKPSH-së, tha se janë raportuar raste të pickimit nga rriqrat nga komuna të ndryshme, por që fatmirësisht nuk ka raste të infektimit me ethe hemorragjike Krime Kongo.

“Aktualisht, jemi në sezonin ku janë të shpeshta rastet e pickimit nga rriqrat. Kryesisht komunat endemike janë Malisheva, Rahoveci, Klina, Suhareka por pa përjashtuar edhe komuna të tjera që ka pasur raste të pickimit nga rriqrat por që fatmirësisht deri me tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet hemorragjike Krime Kongo”, tha Pireva.

IKSHPK po ashtu rekomandon qytetarët të mos qëndrojnë gjatë në livadhe dhe vende me shkurre. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, IKSHP-ja rekomandon të visheni me rroba të gjata. E në rast të pickimit nga rriqrat, atëherë duhet të kërkohet ndihma mjekësore në qendrën më të afërt.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën

Oda Amerikane pret delegacionin e lartë nga Tanzania, diskutojnë për bashkëpunimin me Kosovën

Operacioni antidrogë “Qielli i Thyer” – Arrestohen 22 persona, ngrihen gjysmë milioni euro e sekuestrohen 129 vetura

Vdekja e 17 vjeçarit Geltijan Shala, anëtari i NISMA-s dorëhiqet nga Kuvendi i Prizrenit

Kosova News 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët
09:52 -04/06/2025
Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës
09:32 -04/06/2025
Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë
09:06 -04/06/2025
Vrasja e Liridona Ademajt, sot seanca gjyqësore
08:30 -04/06/2025
Presidentja Osmani takon subjektet poltike për datën e zgjedhjeve lokale
08:29 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?