KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 236 mijë lëndë në gjykata, në pritje të verdiktit të gjyqtarëve
Tjera

Mbi 236 mijë lëndë në gjykata, në pritje të verdiktit të gjyqtarëve

Kosova News
Kosova News 21:46 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykatat e Kosovës, mbi 236 mijë lëndë të ndryshme janë në pritje për t’u zgjidhur. Gjykata Themelore e Prishtinës prin me lëndët e pazgjidhura. Kjo po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, derisa nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës thonë se janë disa faktorë që kanë ndikuar në grumbullimin e lëndëve.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në periudhën janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 236 mijë e 329 lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata.

KGjK në raportin gjashtëmujor thekson se Gjykata Supreme, Dhomat e Posaçme, Gjykatat e Apelit dhe ato themelore kanë pasur në punë mbi 295 mijë lëndë, i kanë trashëguar mbi 222 mijë dhe i kanë pranuar 73 mijë e 276 të tjera. Në periudhën janar-qershor, gjykatat nga lëndët e grumbulluara kanë arritur t’i zgjidhin 59 mijë e 261 lëndë, derisa në proces kanë mbetur mbi 236 mijë të tjera.

“Sistemi gjyqësor i Kosovës është ndërtuar për 20 vjet, por asnjëherë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve të tjerë”, thotë Albert  Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Përveç kësaj duhet pasur parasysh dhe efektin e pandemisë, thuajse në periudhë prej dy vitesh ka ndikuar në masë të madhe në grumbullimin e lëndëve, por pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë”. 

Zvarritja e lëndëve sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi po ndodhë për shkak të mos trajtimit të tyre brenda afateve ligjore.

“në kuadër të qendrës për ndihmë juridike falas, që e kemi në kuadër të IKD-së, kemi hasur raste kur palët tona në pritje të një epilogu për raste e tyre, fatkeqësisht kanë vdekur dhe nuk kanë arritur të fitojnë zgjidhjen e rastit”, thotë Arrita Rezniqi nga IKD.

Me numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura prin Gjykata Themelore, me mbi 205 mijë lëndë, pasuar nga Gjykata e Apelit, ndërkaq më së paku lëndë të pazgjidhura ka Gjykata Supreme, 413 të tilla.

Sipas të dhënave të KGjK-së, në gjykatat e Kosovës punojnë 388 gjyqtarë, prej tyre 299 në Gjykata Themelore, derisa shërbyes civilë janë 1507.

Gjykata me më së shumti lëndë në pritje për shqyrtim janë Gjykata Themelore, dega në Prishtinë, me mbi 63 mijë e 700 lëndë, e ndjekur nga Prizreni me mbi 15 mijë e 700 dhe Ferizaj me mbi 15 mijë e 60 lëndë.

E gjykata me më së paku lëndë në pritje për gjashtë muajt e parë të vitit është ajo e Zubin Potokut me 133 të tilla./rtk

Gjithashtu lexoni:

Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI

Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

Nuk ju duhen kimikate: Mënyra që do ta bëjë banjën tuaj të shkëlqejë si e re

Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar

Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally, një konsolë të re portative lojërash e mundësuar nga Windows 11

TAGGED: faktori, lendet, numri
Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore
11:45 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Ambasada e ShBA-së për Ditën e Çlirimit: Pikë kthese që mundësoi kthimin e të zhvendosurve
11:18 -12/06/2025
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
11:13 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?