KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 2.2 milionë bashkatdhetarë vizituan Kosovën, shpenzuan mbi 1.48 miliard euro
Ekonomi

Mbi 2.2 milionë bashkatdhetarë vizituan Kosovën, shpenzuan mbi 1.48 miliard euro

Kosova News
Kosova News 10:10 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një numër i madh i mërgimtarëve kanë vizituar Kosovën gjatë vitit që lamë pas.

Numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit 2022, është 2 milionë e 274 mijë apo mbi 220 mijë më shumë se në vitin 2021.

Megjithatë, numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur për festa të fundvitit, është më i ulët për mbi 160 mijë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë se barrikadat rrugore për dy tri ditë në Serbi dhe inflacioni, mund të kenë ndikuar në rënien e numrit të bashkatdhetarëve për këtë fundvit. Ndërkohë, përveç remitancave gjatë vitit 2022, sipas raportit të BQK-së, bashkatdhetarët kanë shpenzuar mbi 1.48 miliard euro, gjatë vizitave në Kosovë.

“Nëse i shohim këto statistika dhjetor 2021 dhe dhjetor 2022, deri më 28 dhjetor 2022, shihet se ka një ulje të numrit të bashkatdhetarëve që kanë ardhur, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak. Kjo rënie ka disa shkaqe, e para për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit, e dyta pengesat potenciale rrugore që kanë mundur t’iu shkaktohen bashkatdhetarëve tanë. Në këtë drejtim, si total, dallimi mes vitit 2021 dhe 2022, është se këtë vit ka pasur më shumë hyrje se sa në vitin paraprak. Në vitin 2021, kemi pasur rreth 2 milionë e 50 mijë qytetarë, ndërsa në vitin 2022, kanë qenë 2.2 milionë”, tha ajo.

Ndërsa nga viti në vit janë rritur edhe remitancat nga diaspora. Sipas zëvendësministres Gashi, nga muaj janar e deri në nëntor të vitit 2022, dërgesat nga bashkatdhetarët kanë arritur në vlerë 1.1 miliard euro. Shkaktar i rritjes së remitancave duket të jetë edhe rritja e numrit të migrimit viteve fundit nga të rinjtë kosovarë në shtetet perëndimore, kryesisht në Gjermani.

“Deri në nëntor të vitit 2022, kemi pasur diku rreth 1.1 miliard euro dhe besoj se shumë shpejt edhe Banka Qendrore e Kosovës, do të del me statistikat finale për vitin 2022. Mirëpo, shohim jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin se është një rritje e remitancave që ndodhë gradualisht”, ka thënë ajo.

Zëvendësministrja Gashi ka thënë se prioritet për qeverinë mbetet edhe diplomacia ekonomike për promovim dhe nxitje të investimeve të huaja në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se gjatë vitit 2023, pritet të emërohen rreth 10 atashe ekonomikë.

“Presim që në vitin e parë të kemi rreth 10 atashe ekonomikë të specializuar në kuadër të rrugëtimit, misioneve tona diplomatike, shto kësaj edhe 42 diplomatë të ngarkuar me punë në kuadër të misioneve që kanë portofolion e diplomacisë ekonomike. Këtu do të jemi më ‘agresiv’ në vitin 2023, sa i përket prezantimit të këtij potenciali përmes forumeve, marrëveshjeve të bashkëpunimit bilaterale për tregti. Në disa shtete, taksimi i dyfishtë është ende në marrëveshje në proces, ne përveç që duhet ta bëjmë këtë pjesën e fasilitimit të kontakteve, duhet vazhdimisht avokim për ato vende siç është rasti i Çekisë, që është ende në parlamentin çek, e që duhet lëvizur tutje, kështu që në këtë drejtim ka ende hapësirë për t’u përmirësuar”, tha ajo.

Përkundër që nuk ka folur për numrin e migrimit gjatë vitit 2022, Gashi thekson se migrimi mbete sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit.

Gjithashtu lexoni:

Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin

Shkon në mbi 86 euro për MWh çmimi i energjisë i kontraktuar nga ALPEX, Rizvanolli e quan konkurrues

Në Prishtinë nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar
11:44 -02/06/2025
Dështimi i 25-të në Kuvend, Haxhiu: Opozita po vepron me inat iracional dhe kundër Kushtetutës
11:38 -02/06/2025
Gërvalla e Konakoviç flasin për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve
11:30 -02/06/2025
Edhe një dështim për konstituim të Kuvendit
11:19 -02/06/2025
Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin
11:01 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?