KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 170 mijë euro dhe pije alkoolike të fshehura në autobus për t’i futur ilegalisht nga porti i Durrësit, arrestohen dy shoferët
Rajon

Mbi 170 mijë euro dhe pije alkoolike të fshehura në autobus për t’i futur ilegalisht nga porti i Durrësit, arrestohen dy shoferët

Kosova News
Kosova News 13:46 -15/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Finalizohet faza e 5-të e operacionit policor të koduar “Fluksi”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri, para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Faza e 5-të e këtij operacioni u finalizua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe me autoritetet doganore të këtij porti.

Sekuestrohen 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash.

Vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesit e autobusit ku u gjetën të fshehura shuma e parave dhe mallrat që tentuan t’i kontrabandonin në Shqipëri).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në mënyrë të kundërligjshme në Shqipëri, shuma parash që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan fazën e 5-të të operacionit policor të koduar “Fluksi”.

Në baskëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrës dhe me autoritetet doganore të këtij porti, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit, kaloi për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, autobusin që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës, i cili dyshohej se transportonte një shumë të madhe parash dhe mallra.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të autobusit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë cifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme).

Në vijim të veprimeve, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. A., 34 vjeç, banues në Berat dhe A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, të dy drejtues të autobusit ku u gjetën të fshehura paratë dhe mallrat që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, të cilët kanë ndimuar ose favorizuar, drejtuesit e këtij autobusi dhe të autobusëve të
tjerë të kësaj shoqërie, gjatë hyrjeve ose daljeve nga PKK Port Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu lexoni:

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë

Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu

Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda

Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Kosova News 15/10/2023 15/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisin bisedimet, Vance nuk përgjigjet në pyetjen rreth Netanyahut
15:08 -21/06/2026
Trangulli i Kosovës po fiton tregun evropian
15:04 -21/06/2026
Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror
14:53 -21/06/2026
Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira
14:08 -21/06/2026
Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj
13:39 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?