KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit
Politikë

Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News
Kosova News 11:31 -02/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar grupin e dytë të vëzhguesve, me 15 mijë 788 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se vëzhguesit e akredituar në mbledhjen e mbajtur të martën, përfaqësojnë 15 subjekte politike, 8 organizata joqeveritare, 3 organizata ndërkombëtare, 26 media vendore, 16 media ndërkombëtare dhe  4 përfaqësi diplomatike.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja ka akredituar grupin e parë me 761 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë 5 organizata joqeveritare vendore, 1 organizatë ndërkombëtare, 13 media vendore, 7 media ndërkombëtare, 2 përfaqësi diplomatike dhe 1 institucion vendor.

Pas vendimeve nga mbledhja e KQZ-së, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, është: 16,549 vëzhgues.

“Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë: 15 subjekte politike – 14,931 vëzhgues;  13 OJQ vendore – 796 vëzhgues;  4 organizata ndërkombëtare – 130 vëzhgues;  39 media vendore – 457 vëzhgues;  23 media ndërkombëtare – 78 vëzhgues; 6 përfaqësi diplomatike – 90 vëzhgues; dhe  1 institucion vendor – 67 vëzhgues”, ka theksuar Elezi.

Gjithashtu, KQZ-ja ka mbështetur rekomandimin për refuzimin e akreditimit për Radio–televizija Vojvodine.

“Gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga kjo media, Zyra ka konstatuar se organizata në fjalë është paraqitur dhe ka aplikuar si media vendore. Megjithatë, pas verifikimit të dokumentacionit dhe të dhënave zyrtare, është konstatuar se i njëjti nuk figuron i regjistruar si media në kuadër të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe as në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK). Për rrjedhojë, statusi i saj si media vendore nuk është konfirmuar përmes regjistrave zyrtarë përkatës. Po ashtu në rubrikën e dedikuar për ngarkimin e certifikatës, ka ngarkuar kartelën identifikuese (ID) të shtëpisë mediatike dhe jo certifikatën përkatëse të regjistrimit, siç kërkohet sipas dokumentacionit të aplikimit”, ka deklaruar Elezi.

KQZ-ja ka marr vendim edhe për emërimin e ekipeve të numërimit në 38 qendra komunale të numërimit. Sipas vendimit të KQZ-së, në këto qendra do të angazhohen 2,213 anëtarë, në kuadër të 508 ekipeve të numërimit, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike pjesëmarrëse në proces zgjedhor.

Ekipet e numërimit do të verifikojnë rezultatet subjekteve politike të evidentuar në formularë pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ gjithashtu ka emëruar 153 anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta nga komuna të ndryshme për vendet e paplotësuara.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja pati vendosur për emërimin e 12,678 anëtarëve, 1,043 prej të cilëve rezervë, për t’u angazhuar në 2,498 vendvotime për votimin e rregullt (911 qendra votimi), ndërkaq emërimi i pjesës tjetër ishte planifikuar të bëhej në mbledhjen e radhës.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ-ja ka emëruar 192 anëtarë të 52 këshillave të vendvotimeve me kusht (38 qendra votimi). Anëtarët e këshillave të vendvotimeve të emëruar nga KQZ, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

KQZ-ja mori vendim për miratimin e stafit rezervë të këshillave të vendvotimeve dhe stafit asistues që do të angazhohen në procesin e votimit që do të zhvillohet në përfaqësitë diplomatike më 6 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i personave të emëruar është 66. Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja kishte marrë vendim për emërimin e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike. Sipas vendimit të KQZ-së, në 47 vendvotime që do të hapen në kuadër të 30 përfaqësive diplomatike (17 ambasada dhe 13 konsullata) të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, do të angazhohen rreth 200 anëtarë, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 02/06/2026 02/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?