KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj, shqetësuese vetaksidentet
Siguri

Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj, shqetësuese vetaksidentet

Kosova News
Kosova News 12:17 -22/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mbi 15 mijë e 400 aksidente në komunikacion. Prej tyre 63 ishin me fatalitet, ku humbën jetën 68 persona. Gjithashtu, kanë ndodhur edhe 5 mijë e 500 aksidente me lëndime me 10 mijë e 500 persona të lënduar.

Edhe pse Policia e Kosovës nuk ka dërguar statistika për vetaksidentet, nga ekspertët e komunikacionit ato po vlerësohen shqetësuese. Ata madje kërkojnë të hetohet arsyeja e këtyre aksidenteve.

Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se shqetësuese janë vetaksidentet për të cilat thekson se duhet të hulumtohet lokacioni ku ndodhin shpesh vetaksidentet, gjendja e ngasësit por edhe gjendja teknike e automjetit.

“Secili aksident pa marrë parasysh se çfarë kategorie të aksidentit kemi, është shqetësues, mirëpo veçmas kohëve të fundit janë shqetësuese aksidentet e tipit të vetaksidente… Mendoj që duhet të bëhet hetim i thellë për shkaktarët e kontribuuesit të këtyre aksidenteve nëse është problemi te lokacioni dhe përsëriten, duhet të shikohet se si të evitohet dhe përmirësohet me kuptimin teknik ai lokacion, pastaj duhet të hetohet gjendja e vet ngasësit të automjeteve, i cili ka pësuar në këto vet aksidente për të parë se çka ka ndikuar tek ai i cili ka shkaktuar këtë aksident dhe në anën tjetër edhe gjendja teknike e mjetit në të cilin është shkaktuar ky aksident,” ka thënë Krasniqi. “Disiplina, respektimi i shenjave, rregullave të trafikut, përgjegjësia, në momentin që je në rrugë, çoftë si ngasës, si këmbësorë apo thjesht udhëtar apo ngasës i biçikletës, trotinetit, e tjera, të gjithë duhet të marrin pjesë edhe të respektojnë kodin rrugorë të sjelljes dhe janë edhe ata të sigurt por edhe i sigurojnë pjesëmarrësit tjerë në trafik,” ka shtuar ai.

Ndërsa, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim ka theksuar se kanë shtuar prezencën e saj policore në akse të ndryshme rrugore me njësinë e motoçiklistëve, njësinë mobile me pajisje inteligjente “Smart Patrol”, veturat civile të pajisura me radarë mobil, përdorimin e dronëve në identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme, si dhe ndërmarrjen e masave sensibilizuese dhe atyre ndëshkuese.

“Angazhimet policore, përveç tjerash, kanë përfshirë shtimin e prezencës së zyrtarëve policorë në akse të ndryshme rrugore me njësinë e motoçiklistëve, njësinë mobile me pajisje inteligjente “SMART PATROL”, veturat civile të pajisura me radarë mobilë, përdorimin e dronëve në identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme e njësi tjera policore, si dhe ndërmarrjen e masave sensibilizuese dhe atyre ndëshkuese,” ka thënë PK në një përgjigje me shkrim.

Nëse krahasojmë periudhën janar-gusht të këtij viti dhe të vitit të kaluar, në statistikat që ka dërguar PK-ja, këtë vit, për këtë periudhë ka më pa aksidente, megjithatë diferenca është shumë e vogël.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës mbyll 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia

Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës – në mesin e të dyshuarave edhe nëna e Geasyt

Kosova News 22/09/2024 22/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?