KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 11 Milionë Euro Investime – Spitali i Prizrenit Futet në Fazen e Modernizimit të Thelluar
Shëndetësi

Mbi 11 Milionë Euro Investime – Spitali i Prizrenit Futet në Fazen e Modernizimit të Thelluar

Kosova News
Kosova News 11:06 -19/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Spitali i Përgjithshëm në Prizren po hyn në një fazë të rëndësishme transformimi falë investimeve të Qeverisë së Kosovës, në veçanti të Ministrisë së Shëndetësisë, në vlerë mbi 11 milionë euro.

Procesi i modernizimit po zhvillohet në terren nën koordinimin e menaxhmentit të ri të spitalit, të udhëhequr nga drejtori Osman Hajdari, me synim përmirësimin e infrastrukturës, pajisjen me teknologji bashkëkohore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Lidhur me këto investime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bëhet fjalë për një transformim të gjerë të spitaleve publike në vend.

“Mbi 11 milionë euro investime për transformimin e Spitalit të Prizrenit: pajisje moderne, shërbime të reja dhe cilësore dhe mjedise të mira të punës për stafin shëndetësor dhe të trajtimit për pacientë. Nga komuna në komunë, spital pas spitali”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se investimet po prekin pothuajse të gjitha repartet kryesore të spitalit, duke e orientuar institucionin drejt një transformimi të plotë funksional dhe teknologjik.

Sipas tij, janë realizuar dhe po realizohen investime në:

  • Kardiologji invazive me angiografin e ri,
  • Rezonancë magnetike (MRI),
  • Pulmologji dhe shërbim të ri për Sleep Apnea,
  • Pediatri, Interno dhe Kujdes Intensiv,
  • Emergjencë, Radiologji dhe bllokun kirurgjik,
  • Hemodializë, Transfuzion dhe Patologji,
  • Pajisje moderne diagnostike dhe terapeutike,
  • Ndriçim dhe infrastrukturë të jashtme të standardizuar.

Ministri Vitia ka bërë të ditur se investimet totale për Spitalin e Prizrenit tejkalojnë 11 milionë euro, duke falënderuar mërgatën, partnerët dhe profesionistët shëndetësorë për kontributin e tyre në këtë proces.

Ndërkohë, menaxhmenti i spitalit nën drejtimin e drejtorit Osman Hajdari ka nisur edhe punimet në rinovimin e rreth 1,500 m² të hapësirave më kritike, përfshirë njësitë intensive, bllokun operativ dhe sektorë të tjerë jetikë, me fokus në sigurinë dhe funksionalitetin e shërbimeve.

Lexo po ashtu:

Investime madhore në Spitalin e Prizrenit, drejtori Osman Hajdari hap faqe të re të modernizimit

Me intensitetin aktual të investimeve dhe punimeve, Spitali i Prizrenit pritet të shënojë përmirësime të dukshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të pozicionohet si një nga institucionet kryesore publike shëndetësore në vend.

Lexo po ashtu:

Osman Hajdari nis mandatin me transformim historik në Spitalin e Prizrenit: 3 milionë euro investim për rikonstruktimin e reparteve

Gjithashtu lexoni:

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

“Prishtina Parking”-u nis ekzekutimin e pagave

Kosova News 19/12/2025 19/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?