KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 10 mijë serbë kanë marrë pasaportën e Kosovës nga janari
Politikë

Mbi 10 mijë serbë kanë marrë pasaportën e Kosovës nga janari

Kosova News
Kosova News 22:33 -17/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 10 mijë qytetarë serbë janë pajisur me pasaporta të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti e deri gjatë kësaj jave. Sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, kërkesat janë vazhdimisht në rritje. Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra, vendimin e serbëve e lidh me njohjen e pasaportave ilegale serbe nga BE-ja.

Bashkimi Evropian morri vendim që të ua heq vizat serbëve me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia për Kosovën.

Megjithatë, serbet në Kosovë janë vazhdimisht duke marrë edhe pasaportën e Republikës së Kosovës.

Madje, sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk është pritur një numër i tillë.

“Totali në komunat me shumicë serbe, që i konsiderojmë kërkesa të qytetarëve serb, që nga 1 janari e deri më sot është mbi 10,000 mijë qytetarë që janë pajisur më pasaporta dhe kërkesa është vazhdimisht në rritje”, ka thënë Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Prej komunave veriore qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut  janë me numrin më të madh të pajisjes me pasaporta të Kosovës, me afro 2000 sosh.

Camaj thotë se marrja e tyre nuk vonon, dhe jepet në bazë të afateve ligjore.

“Ne kemi afatet ligjore, per pajisje me pasaporta diku brenda 15 ditëve, por nga aplikimi e deri më te marrja tash diku për 10 ditë nuk vonon më shumë”, ka thënë Camaj.

Kurse ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra thotë se qytetarët serb duhet të vazhdojnë të marrin pasaportat e Kosovës, sepse beson që BE do të kuptoj se vendimi për pasaportat ilegale është i gabuar.

“Mendoj që është një gabim i Bashkimit Europian, që ka bërë një lëvizje të tillë,  por besoj që kokat racionale të qyetetarëve serb nuk do të nuk do të ndikohen nga kjo sepse besoj që ky veprim ose ky vendim do të jetë i përkohëshëm, dhe me konsulidimin e mëtutjeshëm të shtetësisë së Kosovës, mendoj që edhe ky vendim do ta humbë efektin e vet”, ka thënë Selam Shkodra, ish-zëvendësministër MPB-së.

Serbët aplikimin për pasaportat e Kosovës e bëjnë si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, nga e hëna deri në të premte nga ora 08:00 deri në 16:00 nëpër pikat e Agjencisë së Regjistrimit Civil/ rtvd

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Kosova News 17/08/2024 17/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet
17:33 -28/06/2025
Manifestimet për “Vidovdan”, Policia shoqëron 17 persona
17:19 -28/06/2025
Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike
17:10 -28/06/2025
Konfirmohen shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë
16:08 -28/06/2025
Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi
16:01 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?