KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet që ndodhën në Pejë, Komuna vazhdon me vlerësimet
Ekonomi

Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet që ndodhën në Pejë, Komuna vazhdon me vlerësimet

Kosova News
Kosova News 14:54 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi një million euro është dëmi i shkaktuar që u bë në qytetin e Pejës nga vërshimet që ndodhën më 24 qershor, në bazë të kërkesave që kanë vlerësuar deri tani, ndërsa edhe një numër i konsiderueshëm i kërkesave pritet të vlerësohen në vazhdim.

Agron Nikçi, Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Komunën e Pejës.

“Deri më datën 10 korrik janë dorëzuar rreth 400 kërkesa ekonomi familjare, 60 biznese dhe rreth 70 kërkesa për automjete. Janë vlerësuar rreth 320 kërkesa ekonomi familjare që është shuma mbi 700 mijë euro. Janë vlerësuar mbi 50 biznese që është shuma mbi 500 mijë euro”, tha ai.

Nikçi sqaroi se automjetet e dëmtuara nga vërshimet ende nuk janë vlerësuar.

“Automjetet ende nuk janë vlerësuar sepse jemi në kontakt me ekspert që e bëjnë vlerësimin e automjeteve ma katalog doganor për vlerë të secilit”, tha ai për telegrafin.

Ndryshe, më 24 qershor në Pejë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut ndodhën vërshime, ku për pasojë humbën jetën një nënë ( 26 vjeçare) bashkë me djalin e saj ( 5 vjeç).

Sipas rrëfimeve të familjarëve, fëmija kishte humbur jetën pasi kishte rrëshqitur një pjesë e kodrës, ndërsa nëna e tij është gjetur pa shenja jetë në bodrumin e një shtëpie.

Nga vërshimet u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa komunat e Kosovës u shprehen të gatshme ta ndihmojnë Pejën pas vërshimeve.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate drejtuar mediave kishte njoftuar se si kanë ndodhur vërshimet.

HMK kishte njoftuar se situata më e rënduar me reshje të shiut në Pejë ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min.

“Gjatë orëve të pasdites (e shtunë 24/06/2023), kemi pasur një situatë të rënduar me reshje të shiut sidomos në regjionin e Pejës ku janë shkaktuar vërshime të shpejta. Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.63€, benzina 1.45€

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër

TAGGED: Peje, Vërshimet
Kosova News 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?