Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, i cili shënoi 31 gola në 34 ndeshje në La Liga për Real Madridin, fitoi çmimin “Këpuca e Artë Evropiane” për golashënuesin më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës.
Mbappe shënoi të dy golat në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Real Sociedad të shtunën, duke e çuar atë dy gola më lart se Mohamed Salah, plot 31.
Salah shënuar 29 herë në 38 ndeshje për Liverpoolin, duke qenë më i miri në Angli.
Në vendin e tretë është sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili shënoi 27 gola për kampionët e rinj të Spanjës.
Ndërsa Harry Kane është i katërti me 26 gola për Bayern Munich, ku edhe fitoi titullin e kampionit.
Top 5 e mbyll sulmuesi i Atalantas, Mateo Retegui që kishte 25 gola në36 ndeshje.