KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet takimi vjetor i Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA
Ekonomi

Mbahet takimi vjetor i Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA

KosovaNewss
KosovaNewss 19:40 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, organizoi dhe kryesoi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës takimin vjetor të Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA, së bashku me Komisionin Evropian dhe delegacionin e kryesuar nga Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën.

Takimi u mbajt pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes financiare për programin vjetor IPA 2022, përmes të cilit Kosova i përfitoi 62 milionë euro.

Fillimisht, u vlerësua adresimi i konkluzioneve nga viti i kaluar dhe u evidentua progresi në fushat si demokracia dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, bujqësia dhe zhvillimi rural, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat, kapitali njerëzor dhe shoqëria gjithëpërfshirëse, energjia dhe mjedisi.

Palët diskutuan edhe mbi projektet e identifikuara dhe propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për programin IPA 2024 dhe u zhvillua vlerësimi i tyre për nga rëndësia dhe maturiteti. Këto projekte priten të finalizohen nga Komisioni Evropian dhe së shpejti të fillojnë projektet në fushën e drejtësisë, krimeve ekonomike, përafrimin me standardet e BE-së, thjeshtëzimi dhe digjitalizimi i shërbimeve administrative, mbrojtja e mjedisit përmes NATURA 2000, siguria e energjisë, Skema e Punësimit të Garantuar, digjitalizimi i arsimimit e arsimi në fëmijërinë e hershme e deri te pallati i kulturës “Gërmia”.

- Reklamë -

Komisioni Evropian u shpreh i kënaqur me progresin në zbatimin e projekteve e po ashtu vendosi theksin në fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe koordinuese për të arritur maksimumin nga kjo asistencë financiare. Ndërkohë përfaqësuesit e Qeverisë ngritën disa shqetësime për vonesa nga ana e kontraktorëve të BE-së kryesisht projekte të vonuara shkaku i krizës botërore me qasjen në tregje dhe ngritjen e çmimeve.

Përveç fondeve nga programet IPA, Kosova përkrahet edhe nga fondet e ofruara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Vitin e kaluar nga ky instrument kemi përfituar grante investuese për energjinë diellore, në shumë prej 53 milionë euro, të cilat kombinohen me hua nga bankat zhvillimore që arrijnë në vlerën prej 180 milionë euro. Ndërsa në raundet e fundit të WBIF, muajin e kaluar kemi aplikuar për 2 grante investuese dhe 4 grante të asistencës teknike.

Me aprovimin e Planit Kombëtar për Zhvillim, Strategjisë së Energjisë 2022-2031, Reformën e Administratës Publike 2022-27, Pakon e ligjeve Antikorrupsion e Strategjinë sektoriale të Sundimit të Ligjit si dhe ligjet nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, tashmë kemi një kornizë të konsoliduar ligjore e institucionale e cila lehtëson identifikimin dhe hartimin e projekteve të ardhshme për fondet IPA dhe WBIF.

Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh pozitivisht periudhën e fundit në të cilën është intensifikuar bashkëpunimi me Komisionin Evropian dhe kemi arritur që brenda 6 muajve të programojmë dhe nënshkruajmë 3 marrëveshje financiare nga IPA III, përkatësisht ato për vitet 2021, 2022 dhe 2023. Tashmë, po punohet për programin e IPA 2024.

Në këtë takim vjetor ishin pjesëmarrës ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, zëvendësministra, anëtarë të kabinetit qeveritar, delegacioni nga Komisioni Evropian dhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

KosovaNewss 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?