Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dje publikoi edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, ndërkaq sipas këtij raporti ka rritje të kënaqshmërisë së të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës shkruan KosovaNeës
Një e dhënë e rëndësishme në raportin e UNDP-së është ndjenja e sigurisë për serbët e Kosovës dhe ajo që vlenë për t’u theksuar është se serbët po ndjehen më të sigurt që kur kryetarët e Komunave në veri kanë dhënë dorëheqje dhe policët serbë zhveshën uniformat dhe bojkotuan institucionet e Kosovës.

“Ndjenja e sigurisë në mesin e serbëve të Kosovës është rritur (33.8%) në prill 2023, krahasuar me 15.3% në nëntor 2022” thuhet në raportin e UNDP-së. Pra që kur Lista Serbe dhe policët serbë të cilët me urdhër të Vuçiqit bojkotuan institucionet e Republikës së Kosovës ndjenja e sigurisë tek qytetarët serbë në veri është dyfishuar. Kjo tregon që serbët kanë qenë nën presionin dhe friken e bandave kriminale në veri dhe ata kanë filluar të çlirohen nga kjo frikë që kur institucionet e sigurisë së Kosovës kanë rritur prezencën në veri të Kosovës.
Kujtojmë se që nga viti i kaluar policia e Kosovës ka ndërmarr dhjetëra aksione në parandalimin e kontrabandës dhe ka konfiskuar disa laboratorë të drogës, paisje për prodhimin e kriptovalutave, si dhe arsenal armësh në veri të Kosovës. Gjatë këtyre aksioneve janë arrestuar dhjetëra kriminel serbë duke përfshirë edhe policë serbë të Kosovës.