KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Masterplani për Kompleksin “Adem Jashari”, Kurti: Veprën e familjes Jashari do ta shndërrojë në përjetësi botërore
Lajme

Masterplani për Kompleksin “Adem Jashari”, Kurti: Veprën e familjes Jashari do ta shndërrojë në përjetësi botërore

KosovaNewss
KosovaNewss 19:24 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këtë të hënë është shpalosur koncepti fitues në konkursin ndërkombëtar për masterplanin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Sipas kryeministrit Kurti, është një nga proceset më të rëndësishme dhe më delikate të Kosovës, pasi në Kompleksin Memorial, ku ruhen gjurmët e veprës heroike të familjes Jashari, të gjithë kthehen të kujtojnë çmimin dhe rrënjët e lirisë.

“Prekazin historik e vizitojmë për të mësuar dhe evokuar me krenari, historinë e familjes Jashari, e cila mund të përmblidhet në një simbolikë të thjeshtë patriotike, atë të deklaratës së Shaban Jasharit në janar të vitit 1998, po citoj: Unë kam vetëm një shtëpi dhe nuk kam ku të shkojë prej saj. Shtëpia në traditën tonë nuk nënkupton vetëm ndërtesën por bashkësinë e lidhur nëpërmjet farefisnisë dhe në një kuptim më të gjerë, shtëpia ka domethënien e vatrës apo atdheut”.

“E mu për këtë, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz është vendi më i rëndësishëm i kujtesës kombëtare e konceptuar si “Oda e kombit”. Vetëmohimi, sakrifica e vetëflijimi i familjes Jashari janë gurëthemel i clirimit të vendit tonë dhe për më tepër janë shembull botëror i flijimit për liri”.

“Epopeja e UÇK-së është ngjarja historike si konkretësi universale. Duke marrë parasysh rëndësinë e detyrës, me rëndësinë më të madhe kemi marrë të gjitha hapat që ky projekt i ruajtjes dhe prezantimit të kujtesës së familjes Jashari të trajtohet me ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me një qasje profesionale e multidisiplinare, nga historia, monumentalitetit, pejzazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe institucionalizimi i memories kolektive”, tha Kurti.

Më tej, Kurti tha se përmes vlerësimit profesional dhe ndërhyrjeve emergjente në Kompleks, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda Kompleksit është përmirësuar, teksa shtoi se masterplani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do të zë një hapësirë prej 450 hektarësh në fshatin Prekaz.

“Në bazë të detyrës projektuese, të hartuar nga komisioni i ekspertëve dhe miratuar në qeveri, në maj kemi shpallur konkursin ndërkombëtar për hartimin e masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas një periudhe të vlerësimit, ku kemi përfshirë profesionistë nga institucionet tona publike dhe UP-ja, sot kemi propozimin fitues të masterplanit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” që zë një hapësirë të gjithëmbarshme prej 450 hektarësh në fshatin Prekaz”.

“Me kujdes e durim, i kemi përcjellur të gjithë hapat deri tani, dhe pas nënshkrimit të kontratës për hartim të masterplanit do të vazhdojmë me veprime përkatëse për realizimin e planeve dhe projekteve përbërëse të masterplanit. Kemi ndarë burime financiare dhe kemi angazhuar ekip të profesionistëve në mënyrë që të sigurohemi që hartimi i masterplanit të zhvillohet me efikasitet brenda dinamikës së paraparë brenda afatit kohor”, tha Kurti.

Jemi shumë të lumtur që ky masterplan do të hartohet nga një ekip ndërkombëtar me përvojë shumëdekadëshe.

Tutje, kreu i qeverisë tha se ka bindjen që ky masterplan do të ofrojë një interpretim dinjitoz e gjithëpërfshirës për rrëfimin e historisë së familjes Jashari, rrëfim që sipas tij, do t’i tejkalojë barrierat kohore të brezit tonë dhe ato hapësinore të vendit tonë, teksa shtoi se kujtimin për veprën heroike të familjes Jashari do ta shndërrojë në përjetësi botërisht.

“Synimi sipëror i këtij projekti është që kur ai të ketë përfunduar, Kompleksi “Adem Jashari”, të ketë marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik kompleks në të cilin vizitat do të jenë udhëtime në tërë historinë e Jasharëve të Prekazit, nga tradita e rezistencës te kultura e patriotizmit, nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri dhe rrethimi i parë i familjes së Shaban Jasharit më 1991 te themelimi i UCK-së. Nga aksionet e para të armatosura, te vetë organizimet e grupeve të armatosura”.

“Nga betejat e para të UÇK-së në Klysyrë dhe te Gjashtë Lisat, deri te rrethimi i dytë i 22 janarit të vitit 1998 dhe veçanërisht nga rrethimi i tretë dhe qëndresa e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 te trashëgimia e gjithë çfarë përfaqëson Adem Jashari, familja Jashari dhe historia e tyre deri sot. Për çlirim dhe shtetndërtim të vendit tonë, nga populli ynë”.

“Sepse gjithçka kishte të shenjtë njeriu i kombit tonë, dhe kombi ynë prej njeriu, kishte zbritur mbi supet e Adem Jasharit, për të ruajtur dhe bartur deri në ditët e sotme dhe te gjeneratat e ardhshme që do të vijnë pas nesh. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një Kompleksi Memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht që do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe në një nivel të lartë artistik qëndresën dhe luftën e popullit për liri dhe drejtësi, pavarësi dhe bashkim, ashtu sic e meriton figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

KosovaNewss 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?