KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
Siguri

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Kosova News
Kosova News 17:26 -28/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga PK.

“Policia e Kosovës me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës.

Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka shtuar se është duke i trajtuar të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do t’i ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në numrin (192) dhe [email protected] “, thuhet në njoftim.

Ndryshe muaj më parë Ministria e Financave kishte njoftuar pensionistët që të mos bien pre e mashtrimeve, pasi që një numër i konsiderueshëm i tyre kohët e fundit janë duke frekuentuar zyrat e pensioneve, me qëllim të marrjes së vërtetimeve e vendimeve, të nxitur nga persona të papërgjegjshëm për kinse përfitime të shumave material.

“Sipas informatave që kemi siguruar, persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave të caktuara monetare”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 28/05/2024 28/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?