KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHTI e quan propagandë debatin mbi përfshirjen e edukimit seksual në kurrikulën e saj arsimore
Arsim

MASHTI e quan propagandë debatin mbi përfshirjen e edukimit seksual në kurrikulën e saj arsimore

Kosova News
Kosova News 17:15 -13/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual dhe as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukim seksual siç është raportuar ditëve të fundit. 

Në reagimin e MASHTI-t thuhet se në përputhje me standardet evropiane të përcaktuara nga OBSH-ja, Kosova ka përfshirë edukimin seksual në kurrikulën e saj arsimore përmes kompetencës “Individ i shëndosh”. 

“Edukimi seksual trajtohet si çështje ndërkurrikulare, përmes lëndëve të ndryshme mësimore, prej perspektivave të ndryshme, në kontekstin shkencor, shoqëror-kulturor dhe shëndetësor me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet e shumta që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre”, thuhet në reagim. 

Kjo ministri tutje e ka quajtur propagandë debatin publik ( i cili nisi në seancën e së hënës në Kuvend) mbi atë se çfarë u ofrohet të mësohet fëmijëve për edukimin seksual. 

“Propaganda që po zhvillohet ditëve të fundit, shoqëruar me dezinformata dhe manipulime duke konstatuar se këta doracakë janë kurrikula arsimore e pastaj duke i paraqitur si libra shkollorë për nxënës e deri tek obligueshmëria e zbatimit të tyre, është në dëm të mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve. Si Ministri e Arsimit, me përgjegjësi të plotë punojmë dhe angazhohemi për mirëqenien e fëmijëve. Tre vitet e fundit kemi rishikuar shumë tekste dhe dokumente që kanë përmbajtje dhe gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese sikurse edhe pasaktësi shkencore”, thuhet tutje në njoftim.

MASHTI ka bërë të ditur se do të rishikohen doracakët dhe materialet tjera informative për mësimdhënës. 

Lidhur me çështjen ka reaguar edhe organizata ETEA, e cila ka shprehur shqetësim për “fushatën e dezinformimit që po zhvillohet rreth përmbajtjes së doracakëve të mësimdhënësve për edukimin seksual”.

“Pretendimet e pabazuara dhe manipulimet e qëllimshme nga individë me peshë publike dhe grupe të interesit krijojnë panik në publik dhe pengojnë implementimin e programeve të rëndësishme arsimore. Të tilla situata, përveç që dëmtojnë sistemin dhe procesin edukativ dhe arsimor, rrezikojnë shëndetin publik pasi mungesa e informimit të saktë natyrshëm çon në rritje të sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore”, thuhet në reagim. 

Tutje ETEA ka bërë thirrje ndaj ministrisë që të mos tërhiqet nga nisma si rrjedhojë e presionit të grupeve të interesit dhe të angazhohet për përfshirjen e lëndës “Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues” në sistemin arsimor të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Kosova News 13/11/2024 13/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi
21:13 -13/05/2025
FSK-ja dhe Policia e Kosovës gjejnë personin e zhdukur në Kllokot
21:11 -13/05/2025
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë
20:27 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?