Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot lansuan Programin “Arti në Shkolla”.
Ky program synon edukimin-kulturor dhe artistik të nxënësve.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bën të ditur se Pilotimi i programit “Arti në shkolla” do të bëhet në 4 shkolla të komunës së Gjilanit me përfshirjen e 200 nxënësve. Ndërkaq, në fazën e dytë, ky program do të pilotohet në disa komuna ku do të marrin pjesë rreth 1000 nxënës.
Ajo thotë se MAShT-i është në finalizim të listës së lëndëve mësimore me zgjedhje, ku do të propozohen lëndë që konsiderohen të rëndësishme, përfshirë edhe lëndën e artit në shkolla.
“Përveç programit të rregullt kurrikular, ne do të rrisim bashkëpunimin me komunat, shkollat, institucionet qendrore dhe lokale të kulturës e trashëgimisë kulturore si dhe me shoqërinë civile për të promovuar artin në shkolla tona”, shkroi Nagavci.