KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShT dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”, synon nxitjen e fuqizimin e dialogut ndëretnik
Arsim

MAShT dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”, synon nxitjen e fuqizimin e dialogut ndëretnik

KosovaNewss
KosovaNewss 16:13 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE kanë prezantuar doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”, me ç’rast u konsiderua i nevojshëm për të gjithë fëmijët dhe nxënësit, pavarësisht moshës.

Aty u tha se tendenca dhe aspirata e arsimimit ndërkulturor si koncept është të ofrojë mundësi të barabarta që çdo nxënës të arrijë potencialin e vet të plotë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se qëllimi i këtij doracaku është nxitje dhe fuqizim i dialogut ndëretnik duke u bazuar në respektin e diversitetit.

E para e arsimit tha se Kosova është shembull klasik i multi-kulturës dhe multi-gjuhësisë.

“Qëllimi i këtij doracaku është nxitje dhe fuqizim i dialogut ndëretnik duke u bazuar në respektin e diversitetit, që sot kuptohet drejt si vlerë e jo vetëm në Kosovë po në gjithë botën. Në fakt ndër-kulturalizmi është i ngërthyer në kulturat shtetërore të Kosovës, me komunitetet tona, me gjuhët tona zyrtare dhe me gjithë politikat e Qeverisë sonë të cilat garantojnë drejtësi të barabartë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Kultura luan një rol të rëndësishëm në krijimin e identitetit individual dhe shtetëror sepse aty përcaktohet ndjenja e përkatësisë në komunitet. Kultura është ajo që na ndihmon që ta njohim vetën dhe të tjerët dhe më tej na nxit që të kuptojmë shoqëritë njerëzore më mirë dhe më drejtë. Arsimi ndërkulturor është shprehje e marrë pikërisht nga ky doracak dhe tek të cilat duhet të fokusohemi të gjithë. Koncepti i multi-kulturalizmit nënkupton thjesht disa kultura të harmonizuara me njëra-tjetrën  dhe ne besojmë se Kosova është shembull klasik i multi-kulturës dhe multi-gjuhësisë, pra i një shoqërie vitale me kapacitete të shumta dhe me një perspektivë të hapur për të gjithë”, tha tutje Nagavci. 

Ambasadori i OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport, tha se me ministren Nagavci kanë punuar ngushtë që prej dy vitesh për ta jetësuar këtë doracak, raporton EO.

“Misioni i OSBE kanë punuar ngushtë me Ministrinë në përgatitjen e këtij udhëzuesi dhe jam mirënjohës ndaj ministres që ka siguruar kulturalizimin aktual. Jemi pajtuar për krijimin një grupi dypalësh i cili ka funksionuar dhe një nga rezultatet e këtij grupi ishte në hartimin e këtij doracaku. Një punë të madhe është bërë nga punëtoritë dhe doracaku është bërë falë bashkëpunimit mes OSBE dhe MAShTI-t”.

“Dua të them se shembulli i atyre që janë përfshirë në këtë grup është rezultat i bashkëpunimit që duhet të sjellim edhe në të ardhmen. Unë mendoj se është një mundësi e mirë e qasjes së kulturalizimit dhe për të ndarë rëndësinë e saj”, tha ai.

E doracakun e prezantoi Shqipe Gashi-Ramadani, ku tha se kjo qasje edukative dhe arsimore u mundëson brezave të rinj të nxënësve që të përgatiten për të marrë pjesë aktive në zhvillimin e shoqërisë ndërkulturore.

“Edukimi ndërkulturor nuk kufizohet vetëm në përvetësimin e njohurive për tjetrin, por ai gjithashtu u mundëson nxënësve të zhvillojnë, ruajnë dhe përmirësojnë shkathtësitë jetësore që kërkohen për ndërveprime efektive brenda një shoqërie te larmishme”.

“Arsimimi ndërkulturor sensibilizon te gjitha subjektet në procesin edukativo-arsimor për njohjen, respektimin dhe jetesën ne nj mjedis të larmishëm të përbërë nga individe apo grupe që janë eksponentë te tjetërsisë”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

KosovaNewss 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?