Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Walker po marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në shënim të përvjetorin e 25-të të masakrës së Reçakut.
Në Akademia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, presidentja Vjosa Osmani, është shprehur se kërkimi i drejtësisë është detyrë e shenjtë, e sipas saj, familjet e të masakruarve meritojnë që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Osmani tha se masakra e Reçakut është kthesë e gjithë përpjekjes për liri kundër regjimit të Millosheviqit dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se 25 vite më parë Serbia aktivizoi tërë aparatin e saj shtetëror për ta mjegulluar dhe fshehur krimin.
Kurti tha se dihet se kush ishte ministër i informacionit, e ai ishte Aleksandër Vuçiqi.
Kryeministri Kurti, deklaroi Vuçiqi në vazhdimësi e ka mohuar këtë krim makabër të kryer nga shteti i Serbisë.
“25 vjet më parë, Serbia aktivizoi tërë aparatin e saj shtetëror, nga ushtria tek mjekësia ligjore dhe nga media tek propaganda shtetërore, për ta mjegulluar dhe mohuar masakrën e Reçakut, për t’a fshehur krimin dhe për t’i mbrojtur kryerësit dhe urdhërdhënësit” dhe dihet se kush ishte atëherë Ministër i Informacionit, në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Atëherë nga pozita e Ministrit të Informacionit, kurse sot nga ajo e Presidentit të Serbisë, ky njeri e ka mohuar në vazhdimësi këtë krim kundër njerëzimit, të kryer nga shteti i Serbisë”, është shprehur Kurti.
Kurse ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se për çdo vit ka vetëdijësim nga njerëzit të dijnë se çka ka ndodhur në Reçak.
Walker vlerësoi të arriturat e Kosovës.


