KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marta Kos refuzon propozimin e “vëllezërve” Vuçiq -Rama
Rajon

Marta Kos refuzon propozimin e “vëllezërve” Vuçiq -Rama

Alban Begolli
Alban Begolli 12:41 -26/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka hedhur poshtë propozimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës, të cilët bënë thirrje për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa marrë të drejtën e vetos, shkruan gazeta serbe Nova.rs.

Konkretisht, komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama e dinë se sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit.

“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiqi dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në intervistën e djeshme për Politico.

Ajo ka shtuar se Komisioni Evropian tashmë ka paraqitur tri opsione (për politikën e zgjerimit) për vendet.

“Dhe pa vendimet e vendeve anëtare nuk mund të ecim përpara. BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re anëtarësimesh”, ka thënë Kos.

Kos gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk mbështesin idetë e Komisionit për zgjerimin, që të propozojnë planet e tyre

Euractiv së fundmi ka publikuar, duke iu referuar burimeve jozyrtare, se Komisioni Evropian po shqyrton tre opsione kryesore për politikën e ardhshme të zgjerimit – i pari do të nënkuptonte që sistemi ekzistues të mbetet i pandryshuar, i dyti i ashtuquajturi “integrim gradual”, ndërsa i treti “integrim fazor”, përkatësisht “i kthyeshëm”.

Siç u shpjegua, “integrimi gradual” do të nënkuptonte që vendet kandidate t’u bashkohen një sërë iniciativash dhe programesh të BE-së, por pa marrë anëtarësim formal, ndërsa “integrimi fazor” do të nënkuptonte që shtetet të marrin shpejt anëtarësim zyrtar dhe më pas të vazhdojnë të zbatojnë reformat.

“Që nga shkëmbimi i parë me shtetet anëtare është e qartë se opsioni numër tre nuk është në rregull. Kjo do të ishte një revolucion. Opsioni numër një, status quo-ja, gjithashtu nuk është një opsion”, theksoi Kos.

Siç rikujton Nova.rs, Rama dhe Vuçiqi në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, bënë thirrje për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa marrë të drejtën e vetos.

Në një tekst të përbashkët autorial, Rama dhe Vuçiqi theksuan se këto vende nuk do të kishin të drejtë vetoje brenda BE-së dhe vlerësuan se në këtë mënyrë do të zbuteshin shqetësimet e atyre vendeve anëtare që janë të rezervuara për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

“Shumë evropianë pyesin nëse BE-ja mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë efektive me shumë më tepër anëtare. Shqetësimet për vendimmarrjen, balancën institucionale dhe kohezionin politik janë legjitime. Udhëheqësit në Paris, Berlin dhe gjetkë theksojnë se reformat e brendshme të BE-së mund të jenë të nevojshme për të siguruar që një BE e zgjeruar të mbetet e aftë për veprim vendimtar”, kanë theksuar Rama dhe Vuçiqi.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Alban Begolli 26/03/2026 26/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?