KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja për energjinë, konsiderohet se Kosova po vendos kontrollin energjetik në veri
Politikë

Marrëveshja për energjinë, konsiderohet se Kosova po vendos kontrollin energjetik në veri

Kosova News
Kosova News 09:38 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshja për energjinë në veri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur gjatë së martës në Bruksel po mirëpritet nga njohësit e procesit të dialogut. Miratimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013-2015 konsiderohet se do të vendos kontrollin energjetik në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, kritikohet edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje se po mashtron, duke zbatuar një marrëveshje të cilën e kishte kritikuar kur ishte nënshkruar nga ish-qeveritarët e kaluar.

Njohësi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Gazmir Raci, thotë se marrëveshja e sotme është pozitive për Kosovën dhe rajonin në tërësi.

Raci: Kosova po e vendos kontrollin energjetik edhe në pjesën veriore

“Është lajm i mirë. Është lajm shumë pozitiv për Kosovën dhe rajonin që kemi një marrëveshje, pas një faze që kishim debate, kritika dhe mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e quaj marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve paraprake. Përfundimisht në sektorin e energjisë, Kosova po e vendos kontrollin edhe në pjesën veriore”, tha Raci.

Ai tregon edhe procedurat për zbatimin e udhërrëfyesit të marrëveshjes për energjinë në veri.

Raci: Këto janë procedurat për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri

“Përmes kompanisë që është themeluar në Kosovë për pjesën veriore, ajo është regjistruar sipas ligjeve të Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe se ajo kompani do të pajiset me licencën përkatëse nga Zyra e Rregullatore e Energjisë në Kosovë dhe do të veprojë sipas legjislacionit në fuqi. Natyrisht në bazë të udhërrëfyesit të fundit, e pamë se ka mbetur e njëjta klauzolë ku kjo kompani do të ketë bashkëpunim me KEK, KEDS dhe kompanitë që janë zyrtare në Kosovë për furnizim, shitje dhe tregti me energji. Mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja është se Vallaqi përfundimisht edhe me këtë udhërrëfyes do të qeveriset nga institucionet e Kosovës në sektorin e energjisë”, shton ai.

Megjithatë, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha thotë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të sqarojë ndryshimin e pozicioneve për marrëveshjen e energjisë në veri.

Ai pyet partinë në pushtet, se a e hoqën, siç kanë deklaruar nënvedosjen e Kosovës ndaj Serbisë, apo e rilidhët Kosovën me Serbinë.

“Meqenëse po i bëhet një interpretim pozitiv marrëveshjes, atëherë për çfarë është kundërshtuar (nga LVV) deri më tani? Cili është ndryshimi që e premtuat gjatë fushatës për të mos pranuar këtë marrëveshje? A e hoqët, siç thoshin atëherë nënvendosjen e Kosovës ndaj Serbisë apo e rilidhët Kosovën me Serbinë? Natyrisht, që nuk keni bërë asnjë ndryshim, dhe në realitet pyetjet që do të vazhdojnë janë për radhën e gjatë të mashtrimeve”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

Këtë ndryshim të pozicioneve të partisë në pushtet, Raci nuk e konsideron si problematike, derisa ekzekutivi kontribuon në dialog dhe arrihen marrëveshje konkrete.

Raci: Për mua është e rëndësishme që LVV-ja është në dialog

“Për mua është e rëndësishme që LVV-ja është në dialog dhe po merr pjesë në dialog dhe kontribuon në dialog. Në fund të fundit, pa dialog dhe pa marrëveshje ne nuk mund të lëvizim tutje në rrugën e integrimit në BE. Pasi e tha edhe kancelari gjerman që BE-ja nuk mund të na pranojë dy shtete që nuk njohin njëra tjetrën”, deklaroi ai.

Marrëveshjen e quajti lajm të mirë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se përmes këtij udhërrëfyesi po i vjen fund padrejtësisë për pagesa për energjinë në veri.

“Është lajm i mirë që është arritur dakordimi pas bisedimeve të gjata e takimeve të shumta, kjo është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore. Në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatimin e udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë elektrike të konsumuar edhe në veri të lumit Iber, në komunat atje. Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq arritën marrëveshjen për zbatimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Mbahet seanca fillestare ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

Ndërpritet seanca ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut, shkak problemet teknike

TAGGED: Marreveshja për energjinë, Mitrovicë e Veriut, Rryme në veri, Veriu i Kosovës
Kosova News 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?