KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri
Ekonomi

Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Kosova News
Kosova News 14:04 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot ia ka dhënë lejen për operim në veri të vendit kompanisë “Drustvo Elektrosever”.

Në mbledhjen e bordit të ZRRE-së u tha se operimi i kësaj kompanie vlen për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun për një periudhë pesëvjeçare.

Licencimi i “Elektroseverit”, u bë me pesë vota për dhe asnjë kundër, raporton Telegrafi.

Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së bëri të ditur se kjo licencë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara.

“Dua të precizoj komunat në veri të Kosovës, siç janë Mitrovica Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku janë territori që mbulon kjo kompani. Ky proces ka qenë i stërzgjatur. Kjo licence ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve për katër komuna me çmime të parregulluara. Konsumatorët e këtyre katër komunave do të furnizohen me çmimet që ofron ky furnizues. Mirëpo, duhet me ri theksu që tarifat e rrjetit të transmisionit dhe të tregut, tarifat e shfrytëzimit të distribucionit, tarifat e furnizuesit me shërbim të obligimit universal dhe tarifat për furnizuesin e mundësisë së fundit, do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa konsumatorët e këtyre katër komunave kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën Marrëveshjen për Energjinë.

Marrëveshja parashihte që ZRRE-ja t’i lëshojë licencën për furnizim Elektroseverit.

Pas kësaj, Elektroseveri do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

“ZRRE-ja do t’i lëshojë licencën për furnizim Elektroseverit. ZRRE-ja do të sigurojë zbatueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës”, thuhet në pikën e parë të Udhërrëfyesit.

“Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së”, theksohet në pikën e radhës.

Kosova ishte pajtuar paraprakisht që t’i japë Elektroseverit leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviq e nënshkruan të martën Udhërrëfyesin për zbatim e marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për energjinë.

Kjo kompani është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë që në nëntor të vitit 2018. Pronare e saj rezulton të jetë shteti serb.

Nga të dhënat e ARBK-së, kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike JP Elektroprivreda Srbije, posedon 100 për qind të aksioneve të Drustvo Elektrosever, ku Boban Novakoviq është i regjistruar si drejtor i kësaj kompanie, që si aktivitet primar e ka tregtinë e energjisë elektrike. 

Gjithashtu lexoni:

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

Pacolli ndan 138 mijë euro për Odën e Arkitektëve, ja për çfarë do të përdoren

Kurti viziton shtëpinë e rinovuar përmes masave për efiçiencë të energjisë

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

Dogana e Kosovës zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare

TAGGED: Elektrosever, Marreveshja për energjinë, ZRRE
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?