KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, KMDLNJ: Të dënuarit janë nga Afrika – po ia shesin Kosovës sipas parimit “çdo gjë 99 cent”
Politikë

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, KMDLNJ: Të dënuarit janë nga Afrika – po ia shesin Kosovës sipas parimit “çdo gjë 99 cent”

Kosova News
Kosova News 13:36 -14/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj marrëveshjes së nënshkruar nga ministria e Drejtësisë për transferimin e 300 të burgosurve nga Danimarka për në burgjet e Kosovës.

KMDLNJ përmes një njoftimi për media kanë thënë kjo marrëveshje e nënshkruar është trafikim me qenie njerëzore.

Nga Këshilli po ashtu kanë thënë se asnjë nga 300 të burgosurit nuk janë danez, por janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet e tjera problematike të botës.

“Të dënuarit që do të transferohen në Kosovë kundër vullnetit të tyre janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet tjera problematike të botës. Danimarka , në pamundësi që t’i resocializojë dhe shkaku i politikave raciste ndaj të huajve , po ia shet Kosovës sipas parimit : ‘ çdo gjë 99 cent ..’. Kosova , si një shtet që ende nuk është liruar nga mendësia kolonialiste të vartësisë ndaj të huajve , këtë marrëveshje e plasoi në opinion si diçka jashtëzakonisht të mirë dhe përfituese, materialisht dhe politikisht. Opinioni u mashtrua nga një ministre mashtruese që i fshehu faktet e vërteta sikur që edhe deputetët të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës e votuan këtë marrëveshje pa e lexuar fare”, kanë reaguar nga KMDLNJ.

Ndryshe, në vitin 2024 Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.

Për më shumë lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:

Qeveria e papërgjegjshme e Kosovës përmes Ministrisë së papërgjegjshme të Drejtësisë , e nënshkruan një marrëveshje me qeverinë e Danimarkës për trafikim me qenie njerëzore me ç’rast 300 të dënuar nga gjykatat daneze , asnjëri danez do të transferohen në Burgun në Pasjak të Gjilanit për një afat kohorë prej 10 vjetësh.

Të dënuarit që do të transferohen në Kosovë kundër vullnetit të tyre janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet tjera problematike të botës. Danimarka , në pamundësi që t’i resocializojë dhe shkaku i politikave raciste ndaj të huajve , po ia shet Kosovës sipas parimit : ” çdo gjë 99 cent ..”. Kosova , si një shtet që ende nuk është liruar nga mendësia kolonialiste të vartësisë ndaj të huajve , këtë marrëveshje e plasoi në opinion si diçka jashtëzakonisht të mirë dhe përfituese, materialisht dhe politikisht. Opinioni u mashtrua nga një ministre mashtruese që i fshehu faktet e vërteta sikur që edhe deputetët të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës e votuan këtë marrëveshje pa e lexuar fare. KMDLNj – ë fuqishëm e kundërshton këtë marrëveshje për faktin se i diskriminon të burgosurit dhe të dënuarit në Kosovë , e shkatërron Shërbimin Kirrektues të Kosovës sikur që nuk ka asnjë mundësi të garantojë të drejtat e njeriut të të burgosurve që po trafikohen nga Danimarka. Kosova , në saje të një politike të papërgjegjshme po bëhet shkelëse e të drejtave të njeriut si për të dënuarit në Kosovë ashtu edhe ata që do të vendosen dhunshëm në Burgun e Gjilanit, asnjëri shtetas danez, asnjëri i dënuar për vepra të lehta por shumica e tyre të dënuar për krime të rënda dhe përsëritës të veprave kriminale. E keqja nuk përfundon këtu por fillon pikërisht këtu. Tash edhe shtetet tjera , duke e marrë për bazë marrëveshjen kriminale të nënshkruar midis ministres së Drejtësisë së Kosovës dhe ministrit danez, po kërkojnë të lirohen nga të burgosurit duke i transferuar në Kosovë. Belgjika , Austria , Holanda planifikojnë të marrin objekte me qira në Kosovë për t’i transferuar në Kosovë kurse Mbretëria e Bashkuar përmes KM laburist , Starmer planifikon që në Kosovë të dërgojë të burgosur të papërmirësueshëm sikur edhe refugjatë të paligjshëm . Dhe , mund të mos jetë edhe kërkesa e fundit e kësaj natyre , administrata Tramp planifikon të dërgojë në Kosovë refugjatë të paligjshëm . Po të refuzohej marrëveshja me Danimarkën , sigurisht se Kosova nuk do të tundohej nga propozimet tjera që brutalisht shkelin të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria dhe familjeve të tyre . Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës , Marrëveshja me Danimarkën do të rrëzohej menjëherë . Kosova duhet t’i refuzojë të gjitha këto kërkesa sikur që duhet të rishqyrtohet Marrëveshja me Danimarkën, si shumë e dëmshme dhe që përligj praktika diskriminuese dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Nuk duhet të lejohet që Kosova të shndërrohet në rezervuar të ” mbetjeve njerëzore ” e që të tillë i konsiderojnë shtetet që e shantazhojnë Kosovën për të pranuar të dënuar dhe refugjatë të paligjshëm prej të cilëve duan të lirohen shtetet evropiane dhe të tjera. Kosova nuk duhet të lejojë që brenda territorit të saj të zbatohen dy ligje për ekzekutim të sanksioneve penale, ai danez dhe kosovar. Nesër , me ” zgjerimin e biznesit të pistë ..” mund të zbatohen edhe ligje të shteteve tjera.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale

Osmani: Roli i ShBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës

Bislimi vazhdon akuzat ndaj Borrell e Lajçak, thotë se ia mbanin anën palës më të fortë në dialog – Serbisë

Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik

5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Kosova News 14/04/2025 14/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale
10:31 -31/05/2025
Osmani: Roli i ShBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës
10:21 -31/05/2025
Oda Ekonomike e Kosovës mban sot konferencë për media
10:04 -31/05/2025
Bislimi vazhdon akuzat ndaj Borrell e Lajçak, thotë se ia mbanin anën palës më të fortë në dialog – Serbisë
09:38 -31/05/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik
09:16 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?