KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja e Kumanovës, një hap drejt paqes në Ballkan
Siguri

Marrëveshja e Kumanovës, një hap drejt paqes në Ballkan

Kosova News
Kosova News 20:52 -09/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një tendë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake që i dha fund luftës në Kosovë.

Arritjen e marrëveshjes, e komunikoi ushtaraku britanik Majkëll Xhekson që kishte negociuar me palën serbe për ditë të tëra deri në nënshkrim të marrëveshjes.

Dy dekada më pas, Jackson deklaroi në një bisedë për BBC se ishte i gëzuar dhe i lehtësuar meqë ishte arritur marrëveshja dhe lufta nuk vazhdonte më.

Por, për t’u nënshkruar marrëveshja e MTA-së, NATO kishte bombarduar 78 ditë caqet e ushtrisë serbe për ta detyruar Jugosllavinë e atëhershme që ta pranonte ndaljen e dhunës, masakrave e gjenocidit në Kosovë.

Ky moment historik u arrit pas një trysnie të madhe ndërkombëtare dhe diplomacisë intensive, duke shënuar fundin e një konflikti të përgjakshëm dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore për Kosovën dhe rajonin.

Një diplomat amerikan James Pardju, në kujtimet e tij tregon se presionin politik të lidershipit amerikan që i kishte bërë Serbisë për t’i dhënë fund gjenocidit në Ballkan. Sipas tij, në fund të majit Millosheviçi kishte kërkuar një linjë të drejtpërdrejt me Uashingtonin për të diskutuar rreth ndaljes së bombardimeve të NATO-së. Pardju rrëfen se ndërthurja e diplomacisë së prerë dhe detyrimi ushtarak kryen punë.

Marrëveshja, e cila u arrit në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, përfshinte disa pika kyçe. Ndër më të rëndësishmet ishte tërheqja e plotë e forcave jugosllave nga Kosova, duke i hapur rrugë futjes së forcave ndërkombëtare paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, të njohura si KFOR.

Në bazë të marrëveshjes, forcat e KFOR-it nisën zhvendosjen në Kosovë më 12 qershor 1999, duke marrë nën kontroll situatën dhe duke siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, marrëveshja parashikonte çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, dhe transformimin e saj në një forcë civile, e cila më vonë u shndërrua në Forcë Mbrojtëse të Kosovës.

Pavarësisht përfundimit të konfliktit, sfidat mbetën të shumta. Kosova duhej të përballej me rindërtimin e vendit, pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 09/06/2024 09/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?