KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marketingu digjital, mundësi e jashtëzakonshme për bizneset, sidomos me platformën “Programmatic Advertising”
Ekonomi

Marketingu digjital, mundësi e jashtëzakonshme për bizneset, sidomos me platformën “Programmatic Advertising”

Kosova News
Kosova News 18:13 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në edicionin e dytë të Growth Tank, konferencë kjo e vetmja e llojit të saj në Kosovë, ka mbledhur mendjet e ndritura të botës së marketingut digjital për ndarë sekretet e suksesit të tyre në këtë fushë.

Në këtë edicion është trajtuar si temë platforma “Programmatic Advertising”(Reklamim programor), platformë kjo që automatizon procesin e blerjeve të reklamave digjitale në media online.

Drejtori ekzekutiv i portalit Telegraf, Gentian Lluka theksoi me këtë rast se kjo platformë konsiston në dy module, që mundëson zhvillimin dhe implementimin e produkteve inovative.Lluka

Lluka theksoi se mundësitë për të reklamuar sot në Kosovë janë të jashtëzakonshme, sidomos me këto platforma.

“Kjo është ideja dhe “Programmatic Advertising”, konsiston në dy module, njëri është për media dhe për publikuesit, e cila i digjitalizon mediat, iu mundëson zhvillimin dhe implementimin e produkteve inovative, si CTV television dhe gjithashtu i digjitalizon ato”, theksoi Lluka.

Lluka më tej ka thënë se fatkeqësisht Kosova është vonuar me këto platforma pa fajin e saj.

“Faktikisht ne jemi vonë, kjo është dashur shumë më herët me ndodhë, mirëpo ne nuk kemi faj. Ne kemi edhe një fatkeqësi, që gjuhën shqipe nuk e njeh një i huaj, edhe faktikisht vetëm tregu shqiptarë, audienca shqiptare ka mbetur mbrapa në këtë tregun e madh të zhvillimit teknologjik. Zakonisht kur ‘google’ kur futet e përshpejton programatizimin e atij vendi, pastaj vijnë këto platformat programore, sepse është terreni i gatshëm. Në këtë rast ne nuk po mundemi me pritë ‘google’, kemi besuar çdo vit se po vjen, po vjen, por nuk e ka ndërmend, se di kur vjen, kështu që ne kemi filluar me këto programe, t’i nxisim dhe të bashkëpunojmë me mediat tjera që pastaj kur të vije ‘google’, vetëm kyçet si njëri nga blerësit. Mirëpo, nuk mund ta presim, sepse tregu është i jashtëzakonshëm, përdoruesi i internetit në Kosovë është ndër të parat në Evropë. Madje, është e para sipas statistikave të fundit, dhe mundësitë janë të shumta. Dhe mundësitë për të reklamuar sot në Kosovë janë të jashtëzakonshme, sidomos pasi që vijnë këto platforma”, theksoi Lluka.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv të Growzillas, Benjamin Kolenoviç ka thënë se qëllimi kësaj konference është që të ndahen idetë e tyre për marketingun në mënyrë që të përfitojë i gjithë komuniteti.2

“Tani është viti i dytë i kësaj konference, e cila fillojë si një ide e thjeshtë që të mbledhim të gjithë komunitetin e marketingut digjital, që të ndajnë ekspertizën e tyre dhe të ndajnë idetë e tyre për marketingun në mënyrë që të përfitojë i gjithë komuniteti. Duke parë interesimin për këtë vit, ne vijmë në konkludim që objektiva jonë është arrit me sukses”, theksoi Kolenoviç.

Ndërsa, përfaqësuesi nga USAID në Kosovë, Skender Rama theksoi se tashmë është koncept i njohur botërorë që marketingu digjital, sot dikton dhe pozicionon kompanitë në treg.

Roli i kanaleve kryesore të marketingut digjital, sipas Ramës, është i shtrirë nga targetimi këtyre kategorive të klientëve deri te segmentimi i tregut i cili ka rol kontribuues për rritjen e ndërmarrjeve të reja dhe ekzistuese.

Rama po ashtu tha se kanalet e tilla digjitale janë mundësi e një komunikimi të vazhdueshëm për të kuptuar më së miri se cilat mund të jenë interesat, kërkesat dhe pritshmëritë e tregut./kp/

Gjithashtu lexoni:

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

TAGGED: marketingu, modulet, mundesitë
Kosova News 30/06/2022 30/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?