KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonia e Veriut të enjten pritet të shpallë gjendjen e krizës energjetike
Rajon

Maqedonia e Veriut të enjten pritet të shpallë gjendjen e krizës energjetike

Kosova News
Kosova News 18:25 -23/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 25 gusht do ta shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë, raporton Alsat duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sipas informacioneve, nesër do të mblidhet Komisioni për Menaxhimin e Krizave, i cili përbëhet nga disa ministra dhe ekspertë, të cilët duhet të formojnë mendim dhe t’i rekomandojnë qeverisë në seancën e së enjtes të shpallë gjendje krize në sektorin e energjisë. Vendimi në fuqi do të hyjë nga 1 shtatori.

Pavarësisht vendimit për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, autoritetet vazhdojnë të sigurojnë se kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë në vend. Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Në institucionet publike janë të detyrueshme, kurse për amvisëritë dhe kompanitë private janë në formë rekomandimi, shkruan AlsatM.

Me këtë hap të Qeverisë, do të mundësohet që kompanitë energjetike të mund të fitojnë më shumë të holla në kohë krize, me qëllim të prodhimit më të madh të rrymës dhe blerjes së thëngjillit dhe mazutit.

Nga EMV-ja për Alsat njoftojnë se gjatë gjendjes së krizës vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, centralet e shtetit nga buxheti kanë fituar 171 milionë euro për tejkalimin e problemeve.

EMV ka shfrytëzuar rreth 86 milionë euro vitin e kaluar ndërsa këtë vit 79,5 milionë euro. Për energji termike, ndihma financiare ka qenë rreth 6 milionë euro.

Përndryshe, biznesi dje doli me të dhëna alarmante për problemet me të cilat ballafaqohet sektori privat.

Për shkak të shpenzimeve të rritura për faturat e rrymës, afaristët kërkojnë ndihmë urgjente financiare apo sigurimin e rrymës më të lirë për sektorin real. Në të kundërtën, paralajmërojnë që shumë kompani do të mbyllen ndërsa shumë punonjës do të mbeten pa punë./Alsat.mk

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

TAGGED: kriza energjetike, Maqedonia e Veriut
Kosova News 23/08/2022 23/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?