KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedoni e Veriut, kreu i ASH-së, Arben Taravari pro koalicionit me partitë e opozitës shqiptare
Politikë

Maqedoni e Veriut, kreu i ASH-së, Arben Taravari pro koalicionit me partitë e opozitës shqiptare

Kosova News
Kosova News 08:51 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari ka vendosur t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e pritshme në pranverë. Ai e bëri njoftimin në rrjetet sociale, duke nxitur debate tek një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, por dhe mbështetje nga ana tjetër, tek përkrahësit e tij.

Taravari u bën thirrje organeve më të larta partiake që ta mbështesë atë në “këtë rrugëtim drejt procesit për ndryshimin e madh dhe të shumëpritur”. Duke shpjeguar motivin për t’iu bashkuar koalicionit opozitar, ai shkruan se ka zgjedhur “të dëgjojë zërin e popullit që sot flet më qartë se kurrë”. “Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, sipas zortit Taravari.

Ai doli me këtë vendim të papritur pak ditë pas një takimi të përbashkët në Prishtinë të thirrur nga kryeministri Albin Kurti me drejtuesit e partive të opozitës shqiptare (Lëvizja Evropiane për Ndryshim – LEN) nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesit e partive Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratitke që përbëjnë koalicionin LEN, i kishin ofruar atij të kandidonte për garën presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit (raundi i dytë), por kreu i ASH-së i tha medias se nuk ishte i interesuar. Aktualisht ai është edhe kryetar i Komunës së Gostivarit. Vendimi i tij po ashtu pasoi takimin e një dite më parë me partnerët e koalicionit qeverisës, Dimitar Kovaçevski (LSDM) dhe Ali Ahmeti (BDI).

Ndërsa Taravari kërkon besimin nga bashkëpartiakët e tij për të hyrë në garën zgjedhore së bashku me opozitën shqiptare, reagime të ashpra kanë ardhur nga eksponentë kryesorë të partisë. Ish-kryetari i ASH-së, tani Kryetar i Kuvendit Qendror të partisë, Ziadin Sela shkruan po ashtu në rrjetet sociale se nuk ishte i njoftuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike, dhe se as struktura të tjera të partisë nuk ishin në dijeni për diçka të tillë.

“Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i Partisë. Tendencat e kontrabandimit të partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në ‘facebook’ është shkelje e rëndë e Statutit të Partisë, për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të saj”, thekson Sela.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës per Shqiptarët, Krenar Lloga, i cili është edhe Ministër i Drejtësisë, i kundërvihet propozimit të kreut te ASH-së. “Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qendrore, i cili është votuar njëzëri për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbajë propozimin unanim të Kryesisë i cili është: Aleanca për shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare 2024!” thekson Lloga.

Reagime kundërshtuerse kanë ardhur edhe nga një pjesë e ligjvënësve të ASH-së.

Ndërkohë, vendimi i Taravari ka hasur në mbështetjen e drejtuesve të opozitës shqiptare. Fuqia qëndron në bashkim!”, shkruan në Facebook, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, sipër një fotografie nga takimi me kryeministrin Kurti dhe kolegët e tij nga Maqedonia e Veriut, përfshirë Arben Taravarin e ASH-së.

Edhe Afrim Gashi i “Alternativës” e përshëndet vendimin e Taravari duke thënë se “ai e dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe se më 8 maj vjen ndryshimi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.

Por, një pjesë e analistëve vlerësojnë se ndasitë brenda Aleancës për Shqiptarët për një çështje të rëndësishme siç janë zgjedhjet e pritshme, mund ta dëmtojnë seriozisht partinë./VOA

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Osmani takon Spiropalin, diskutojnë për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Bislimi: Me Sorensenin biseduam për qasjen në fazat e ardhshme të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aksidenti trafiku në Vushtrri, lëndohen dy persona

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht
20:53 -02/06/2025
Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat
20:48 -02/06/2025
Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore
20:14 -02/06/2025
Profesori amerikan: Trump nuk do të përpiqet ta rrëzojë Gjykatën Speciale
20:10 -02/06/2025
Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh
19:41 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?