KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci tregon pesë pikat e bashkëpunimit me ShBA-në në fushën e mbrojtjes
Siguri

Maqedonci tregon pesë pikat e bashkëpunimit me ShBA-në në fushën e mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 13:07 -12/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar ato që i ka quajtur pikat kryesore të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, pasi të mërkurën Qeveria miratoi nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me SHBA-në.

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në konferencë për media, Maqedonci ka thënë se kjo marrëveshje parasheh thellim të bashkëpunimit dhe fuqizim në fushën e mbrojtjes në bashkëpunim me SHBA-në.

“Kjo marrëveshje parasheh pesë pika: Planifikimin dhe qeverisjen e mbrojtjes – pra SHBA-ja do të mbështesë planifikimin profesional të mbrojtjes dhe qeverisjes së mbrojtjes. Menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake – duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore dhe fushat e tjera për të cilat jemi duke tentuar t’i ndërtojmë në fazën e tretë të tranzicionit”, ka thënë Maqedonci.

Tutje, si pikë tjetër u përmend bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar.

“Bashkë me SHBA-në do të ndërtojmë plane për anëtarësimin në NATO dhe iniciativat regjionale. Do të na mbështesin në aspektin teknik, procedural”, ka shtuar ai.

Pika e pestë, sipas Maqedoncit, është mbështetja në aspektin e implementimit të elementeve kyç të mbrojtjes, atë të qëndrueshmërisë strategjike.

“Do ndihmojë vendin për qëndrueshmëri kolektive edhe jashtë ushtrisë, te qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ministri vlerësoi lart gatishmërinë e SHBA-në për këtë marrëveshje të rëndësishme për vendin tonë.

Maqedonci paralajmëroi gjatë javës së ardhshme një ngjarje të rëndësisë së madhe, një iniciativë regjionale me Shqipërinë – për të cilën ka thënë se është e para në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, sa i përket raketave Javelinë, ai ka thënë se janë duke u ekzekutuar pagesat dhe Kosova do t’i ketë me kohë ato.

“Jemi duke bërë përpjekje që një sasi ta kemi këtë vit. Edhe pse e kemi theksuar se FSK-ja nuk ka mungesë të sistemeve anti-tank”, ka shtuar Maqedonci.

Për fabrikën e municioneve, ai u shpreh se me shumë gjasë ajo do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit.

Maqedonci ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i vazhdojnë të kenë qëndrim neutral për FSK-në duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, për mandat humanitar të Forcës së Sigurisë në Kosovë.

“Kjo s’na ka penguar të zhvillojmë kapacitetet ushtarake të vendit tonë. Do të vazhdojmë diskutimet me partnerët tanë që edhe NATO-ja si institucion në të ardhmen e afërt të njohë mandatin e ri të FSK-së”, ka thënë ai.

Maqedonci ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i vazhdojnë të kenë qëndrim neutral për FSK-në duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, për mandat humanitar të Forcës së Sigurisë në Kosovë.

Sa i përket trupave amerikane në Kosovë, Maqedonci ka thënë se ka ende konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-it.

“Pos kësaj, jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë pikërisht me SHBA-në për prezencë ushtarake, edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kosova News 12/03/2025 12/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë
21:56 -13/06/2026
Siria mohon raportimet për planet për të ndërhyrë ushtarakisht në Liban
21:53 -13/06/2026
Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?