KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci takon homologun belg në BEDEX 2026: Po e thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri
Siguri

Maqedonci takon homologun belg në BEDEX 2026: Po e thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Kosova News
Kosova News 19:39 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në margjinat e panairit ndërkombëtar të mbrojtjes BEDEX 2026, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes të Belgjika, Theo Francken, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Pas takimit, ministri Maqedonci bëri të ditur se bisedimet janë fokusuar në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me fokus të veçantë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ushtrive tona përmes trajnimeve të përbashkëta, si dhe mundësitë për shkëmbimin e oficerëve për shkollimin dhe avancimin profesional të tyre”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se një hap i rëndësishëm në këtë drejtim pritet të jetë edhe akreditimi i Atasheut të Mbrojtjes të Kosovës në Belgjikë.

“Një hap i rëndësishëm është edhe akreditimi i Atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit tonë institucional dhe ushtarak”, ka shtuar ai.

Sipas ministrit Maqedonci, Kosova po vazhdon të ndërtojë partneritete të forta me aleatët ndërkombëtarë dhe të avancojë drejt forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimit euroatlantik.

“Së bashku me aleatët tanë, për më shumë siguri, stabilitet dhe zhvillim”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?