Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci pas takimit që pati me homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi tha se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes.
Maqedonci tha se ka falënderuar Nufin për ndihmën e Shqipërisë ndër vite për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.
“Një ndër vizitat e para të ministrit, që nga emërimi i tij. Gjithmonë me Republikën e Shqipërisë, ne po vazhdojmë të thellojmë raportet tona bilaterale në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
Republika e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në fuqizimin e FSK-së përmes trajnimeve, edukimit të pjesëtarëve tanë, por edhe përmes prezencës në kuadër të misionit të KFOR-it, ku Republika e Shqipërisë luan rol të veçantë.
Gjithashtu, diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për kohën në të cilën po jetojmë”, tha Maqedonci.
“Siç e dini, kemi bërë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve. Jemi në koordinim me partnerët tjerë për çështjen e bashkëprodhimit. Pra, do t’i shohim mundësitë se në cilat fusha mund të bashkëprodhojmë


