Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro.
Maqedonci tutje tha se me këtë është shënuar një ngritje rekord i kapaciteteve luftarake të ushtrisë së Kosovës.
“Brenda tre viteve kemi investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK”, përfundoi ai.