KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Në vitin 2029, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit
Siguri

Maqedonci: Në vitin 2029, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Kosova News
Kosova News 10:01 -06/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të arrijë kapacitetet e plota operacionale në vitin 2029, kur sipas tij do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit të vendit, mbështetjen e autoriteteve civile dhe pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Maqedonci tha se procesi i transformimit të FSK-së po zhvillohet sipas planit 10-vjeçar të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 14 dhjetor 2018, ndërsa përfundimi i tij është paraparë për vitin 2028.

“Është aprovuar më 14 dhjetor 2018 nga kuvendi. Gjatë kësaj faze kemi pasur një plan të tranzicionit, që tash jemi në përfundim. Viti 2028 parashihet. Investimet që kemi pasur ne kemi arritur t’i tejkalojmë shumë nga objektivat, si në aspektin e pajisjeve, jo vetëm në sasi, por edhe në llojet e armatimit, sepse kemi qenë të kufizuar në atë plan”, tha Maqedonci.
Sipas tij, investimet e bëra gjatë viteve të fundit kanë bërë që FSK-ja të tejkalojë objektivat e parapara në planin fillestar, veçanërisht sa i përket pajisjeve dhe armatimit.

“Jemi në fund të planit për arritjen e kapaciteteve operacionale. Ne planifikojmë që në vitin 2029 të kemi një forcë të gatshme për të mbrojtur territorin, të mbështesë autoritetet civile dhe të marrë pjesë në misione ndërkombëtare”, deklaroi ministri në detyrë i Mbrojtjes.

Gjithashtu lexoni:

E rëndë, një i ri nga Kosova vritet në Suedi, ishte kalimtar rasti

Djemtë e axhës bëhen “copa” për pronë në Llozicë të Malishevës, përfundojnë në spital e më pas në ndalim policor

Ndalohet një udhëtare në aeroportin e Prishtinës: Në valigje i gjenden 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët dhe 245 saçme

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së

Policia zbulon arsenal municioni dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

Kosova News 06/07/2026 06/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
15° _ 14°
71%
Mon
26 °C
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
29 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

E rëndë, një i ri nga Kosova vritet në Suedi, ishte kalimtar rasti
11:17 -06/07/2026
FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
10:56 -06/07/2026
Djemtë e axhës bëhen “copa” për pronë në Llozicë të Malishevës, përfundojnë në spital e më pas në ndalim policor
10:44 -06/07/2026
Ndalohet një udhëtare në aeroportin e Prishtinës: Në valigje i gjenden 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët dhe 245 saçme
10:28 -06/07/2026
Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së
10:25 -06/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?