KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: ​Grupi i Radoiçiqit lëvizë shpesh afër kufirit – mbetet rrezik për sigurinë
Siguri

Maqedonci: ​Grupi i Radoiçiqit lëvizë shpesh afër kufirit – mbetet rrezik për sigurinë

Kosova News
Kosova News 13:31 -01/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi i terroris serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Sipas tij, ky grup paraqet kërcënim për sigurinë e vendit, derisa mbetet i pandëshkuar për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Krahas kësaj, Maqedonci ka shtuar se prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për destabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

Maqedonci ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë.

“Nga drejtori i policisë disa herë është theksuar fakti dhe janë prezantuar informacionet për përfshirjen e këtij grupi në përgatitjet e ndryshme brenda territorit të Serbisë. Kjo mban situatën fragjile dhe paraqet kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar faktin se ky grup ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë, duke marrë parasysh evidencat që janë gjetur, me theks të veçantë sistemet e armatimit që janë përdorur nga ky grup që kanë qenë sisteme të prodhuara në fabrika në Serbi dhe që nuk mundet të blihen në treg komercial…Fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe që lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin”, ka thënë Maqedonci.

Ai deklaroi se Serbia përmes stërvitjeve ushtarake përgjatë brezit kufitar dëshiron t’i bëjë presion Kosovës.

“Prezenca e këtyre bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe jo shumë larg kufirit me Kosovën vazhdon të paraqes kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar kësaj pastaj këtë çështjen e stërvitjeve, me të vërtet vlerësojmë se minimalisht nuk është e hijshme që një vendi fqinj t’i dërgohet ushtri për të kryer stërvitje në kufirin e tij. Vlerësojmë se kjo është një formë presioni që Republika e Serbisë vazhdon të zbatojë kundrejt Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Duke folur për luftën hibride ruso-serbe, ai thotë se kanë ndërmarrë hapa për t’u mbrojtur, derisa thekson se qëllimi është destabilizimi dhe skepticizmi për rrugën e integrimit euro-atlantik.

“Kemi qenë dëshmitarë të disa sulmeve kohëve të fundit, sidomos pas mbështetjes që i kemi dhënë Ukrainës. Lufta kibernetike, lufta me dezinformim dhe lajmeve të rreme është një prej elementëve që kompletohet me element të tjerë siç ka qenë grupi i Radojçiqit dhe prezenca e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës”, përfundoi Maqedonci/ kp

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Kosova News 01/06/2024 01/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?