KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes forcon partneritetin Kosovë-Turqi
Siguri

Maqedonci: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes forcon partneritetin Kosovë-Turqi

Kosova News
Kosova News 20:43 -31/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, si dhe me pesë oficerë nga Kosova që kanë përfunduar shkollimin ushtarak në Turqi.

Maqedonci ka vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak po kontribuon në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe në zhvillimin profesional të kuadrove të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka uruar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit.

Sipas Maqedoncit, programi i tyre ka përfshirë një vit të kursit përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

“Pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri ka theksuar se, krahas zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes i kushton rëndësi të veçantë arsimimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të personelit.

“Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”, ka deklaruar ai.

Maqedonci ka vlerësuar gjithashtu se shkollimi i oficerëve kosovarë në akademitë e vendeve partnere ndihmon në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

Në fund, Maqedonci u ka uruar oficerëve të sapodiplomuar sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të ardhshme në shërbim të FSK-së dhe Republikës së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Fillimi i vitit shkollor: Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

LVV e LDK dakordohen për emrin e Bekim Sejdiut për president

Dy të akuzuarit për barrikadat në veri shpallen fajtorë, dënohen me 21 muaj burgim

Një grua dyshohet se i ndoqi fëmijët me sëpatë dhe dëmtoi parkun në Prishtinë

Shtyhet seanca për barrikadat në veri, mungojnë një i akuzuar dhe një avokat

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?