KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAPL: Në veri s’ka shumë gatishmëri për pjesëmarrje në iniciativa për shkarkim të kryetarëve
Politikë

MAPL: Në veri s’ka shumë gatishmëri për pjesëmarrje në iniciativa për shkarkim të kryetarëve

Kosova News
Kosova News 18:58 -04/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se nuk ka shumë gatishmëri nga votuesit në komunat veriore për të marrë pjesë në iniciativa për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Të hënën Vokrri ka thënë se nuk pret që qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për ta mbushur 20 përqindëshin e nënshkrimeve që kërkohet për të filluar procedura për shkarkimin e kryetarëve.

“Për aq sa kam parë nga terreni, nuk ka shumë gatishmëri. Atyre iu intereson që ta kenë një garanci që situata nuk do të kthehet prapa ashtu siç ka qenë para zgjedhjeve. Unë nuk pres që qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për ta mbushur atë 20 përqindëshin e nënshkrimeve për të filluar procedura e shkarkimin e kryetarit”, ka thënë ai.

Vokrri ka njoftuar se është përpiluar drafti për udhëzimin administrativ që saktëson hapat që duhet ndjekur kur një grup qytetarësh organizohen për ta shkarkuar një kryetar komune. Sipas tij, ky draft do të përfundojë brenda javës.

“Deri më tani nuk ka pasur praktikë në Republikën e Kosovës që me një iniciativë qytetare të shkarkohet ndonjë kryetar komune dhe me këtë udhëzim administrativ saktësohet se cilët janë hapat që duhet ndjekur kur një grup qytetarësh organizohen dhe marrin iniciativë për ta shkarkuar një kryetar komune. Në dokument ku themelohet Grupi Punues për përpilimin e këtij udhëzimi administrativ përmendet që drafti duhet të dorëzohet më 1 shtator, brenda këtij muaji, do të thosha brenda kësaj jave do të përfundojë. Me aq sa di nuk është caktuar koha se sa mund të pritet derisa të grumbullohen të gjitha nënshkrimet e nevojshme për ta arritur 20 përqindëshin, por precizohet se kur të dorëzohen nënshkrimet dhe konstatohet që nuk qenkan mbledhur 20 për qind, jepen edhe 10 ditë shtesë kohë që të plotësohet ky numër”, ka shtuar ai në KTV.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kosova News 04/09/2023 04/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?