Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Manchester United – Sevilla, e vlefshme për çerekfinalen në UEFA Europa League.
Dy trajnerët, Erik ten Hag dhe Mendilibar kanë zbuluar 11-shen startuese për këtë ndeshje që nis nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Old Trafford”.
Këto dy skuadra janë takuar mes vete edhe më herët në garat e UEFA-s. Në vitin 2020, Sevilla kishte mposhtur 2 me 1 ekipin e “Djajve të Kuq”.



