Përpara nisjes së ndeshjes përballë Newcastle, Manchester City ka dhuruar “show” në shtëpi.
Në “Etihad Stadium” , City ka prezantuar trofetë.
Skuadra e Guardiolës prezantoi trofeun e Premier League, të FA Cup, të Champions League, ndërsa në stadium mungonte vetëm Superkupa e Europës, të cilin ekipi i Guardiolës e fitoi vetëm pak ditë më parë, në përballjen me Sevilla-n.