Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në lagjen “Kastriot” të Fierit.
Shoferi duke drejtuar makinën tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç.
Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.