KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Macron thotë se njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francën
Botë

Macron thotë se njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francën

Kosova News
Kosova News 15:54 -17/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njohja e një shteti palestinez nuk është “tabu” për Francën, teksa po rriten pakënaqësitë ndërkombëtare me veprimet e Izraelit në territoret palestineze.

Franca dhe Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë kanë mbështetur zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme, por kanë kërkuar që një gjë e tillë të bëhet përmes një marrëveshjeje të negociuar. Me negociatat që kanë ngecur dhe me ofensivën e Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që po thellohet, disa shtete evropiane kanë shprehur mbështetjen që të njohin më shpejt një shtet palistenz.

“Njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francës”, tha Macron, pasi u takua në Paris me mbretin Abdullah të Jordanisë.

“Ua kemi për borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve për një kohë të gjatë janë shkelur. Ua kemi borxh edhe izraelitëve, të cilët kanë jetuar masakrën më të keqe antisemitike të kohës sonë. Ia kemi borxh rajonit që po kërkon të ngrihet ndaj atyre që promovojnë kaos dhe ndjellin hakmarrje”.

Macron nuk elaboroi se kur apo nën çfarë kushtesh Franca do të njihte një shtet palestinez.

Lideri francez po ashtu bëri thirrje për armëpushim në Gazë dhe paralajmëroi se një ofensivë izraelite në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, do të çonte “në një katastrofë humanitare”.

Më herët gjatë këtij muaji, ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se shteti i tij mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez pas arritjes së një armëpushimi në Gazë, shkruan REL.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshton shtetësinë palestineze dhe negociatat për një zgjidhje me dy shtete janë bllokuar që nga viti 2009. Nëse ndonjë prej aleatëve kyçë të Izraelit do të njihte një shtet palestinez, diçka tillë do të mund t’i bënte presion Izraelit që të rinisë negociatat.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 17/02/2024 17/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?