Një burrë nga Peja është arrestuar pasi dyshohet se gjatë një mosmarrëveshje ia kishte drejtuar armën gruas së tij, shkruan KosovaNews.
Po ashtu, burri gjatë kësaj mosmarrëveshje gruas ia kishte thyer edhe telefonin.
Rasti në policisë, po hetohet si ‘dhunë në familje dhe dëmtim i pronës’.
“DHUNË NË FAMILJE/ DËMTIM OSE ASGJËSIM I PRONËS. Pejë 24.07.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare (bashkëshorten) i ka thyer telefonin mobil. Viktima ka deklaruar se i dyshuari i ka drejtuar një armë, me urdhër të prokurorit është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.


