KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV në Prizren mirëpret nisjen e hetimeve për ndërtimin e paligjshëm në pronësi të vëllait të shefit të kabinetit të Totajt
Politikë

LVV në Prizren mirëpret nisjen e hetimeve për ndërtimin e paligjshëm në pronësi të vëllait të shefit të kabinetit të Totajt

Kosova News
Kosova News 11:34 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Prizren, ka reaguar sot lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj shkeljeve ligjore dhe keqpërdorimeve në sektorin e ndërtimit në Komunën e Prizrenit. Në fokus të hetimeve është një objekt ndërtimi në pronësi të vëllait të Nehat Elshanit, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

VV njofton se këshilltarët e saj komunalë kanë dorëzuar më herët kallëzime penale për këtë rast, të cilat janë bazuar edhe në investigimet e publikuara në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Fillimi i hetimeve nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, sipas VV-së, është dëshmi e seriozitetit të veprimit të tyre institucional në luftën kundër korrupsionit.

“Presioni që ushtrohet ndaj zyrtarëve të urbanizmit nga kryetari Totaj dhe shefi i tij i kabinetit është shqetësues. Kjo bëhet me qëllim që të merren vendime të kundërligjshme që favorizojnë familjarë dhe të afërm të tyre”, thuhet në reagimin e VV-së.

Lëvizja kërkon nga organet e hetuesisë që hetimet të mos mbesin vetëm në rastin e një objekti, por të zgjerojnë fokusin edhe ndaj veprimeve të dyshuara të vetë Totaj dhe Elshani, për veprat e mundshme penale si ushtrim ndikimi dhe presion ndaj zyrtarëve publikë.

“Rastet e zbuluara nga emisioni investigativ janë vetëm maja e ajsbergut. Ndërtimi i paligjshëm në qytetin tonë po kthehet në një sistem të institucionalizuar keqpërdorimi, ku ligji injorohet dhe interesi publik dëmtohet rëndë”, thuhet më tej në deklaratë.

VV shpreh shqetësimin për degradimin urban që po i ndodh Prizrenit, duke e akuzuar qeverisjen aktuale të drejtuar nga PDK për braktisje të premtimeve elektorale, thellim të nepotizmit dhe përdorim politik të institucioneve.

“Vetëm një hetim i gjithanshëm dhe i pavarur, ku askush nuk qëndron mbi ligjin, mund të ndalë shndërrimin e Prizrenit në një xhungël urbanistike dhe të rikthejë besimin në drejtësi”, përfundon reagimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Gjithashtu lexoni:

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kurti priti një delegacionin nga shteti i Iowa-s

Me aktivitete të ndryshme u shënua 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Joo Felix jashtë planeve të Chelseat – Benfica i hap derën rikthimit, por pengesë mbeten financat
17:57 -16/06/2025
“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës
17:53 -16/06/2025
Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI
17:51 -16/06/2025
Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht
17:46 -16/06/2025
Pas Alexander-Arnold, Real Madridi po synon një tjetër yll të Liverpoolit si lojtar të lirë
17:17 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?