KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV në Prishtinë, prezanton “të arriturat” e koalicionit PDK-LDK në 1-vjetorin e qeverisjes së tyre me kryeqytetin
Politikë

LVV në Prishtinë, prezanton “të arriturat” e koalicionit PDK-LDK në 1-vjetorin e qeverisjes së tyre me kryeqytetin

Kosova News
Kosova News 12:14 -07/12/2022
Shpërndaje
List of Images 1/3
4
3
2
Shpërndaje

Në 1-vjetorin e marrjes së udhëheqjes së Prishtinës nga LDK dhe PDK në krye me Përparim Ramën, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ka organizuar një aktivitet përmes së cilës synon ekspozimin e dështimeve të këtij koalicioni ne kryeqytet, transmeton KosovaNews.

Anëtarët e LVV-së, në mëngjesin e së mërkurës kanë vendosur banera në ndryshëm në sheshin e Prishtinës, në të cilët janë publikuar edhe dështimet që sipas tyre e kanë karakterizuar këtë vit të qeverisjes.

“Kaos për të gjithë” është titulluar aktiviteti i sotëm i LVV-së, asamblistët e së cilës në Prishtinë vendosën 12 pankarta që sipas tyre, paraqesin dështimet dhe premtimet që nuk janë realizuar nga kryetari Rama.

“Qentë i arrestojmë, bërllok pa kufij, ekspertët e kryetarit”, qenë disa nga titujt e pankartave.

Kryeasamblisti i LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, para mediave ka thënë se 206 premtimet e dhëna nga Rama, të gjitha kanë mbetur vetëm në letër. 

“Përmes këtyre 12 pamjeve që i kemi marrë në lagje të ndryshme të kryeqytetit, i kemi paraqitur 12 muajt e qeverisjes së koalicionit LDK-PDK në Prishtinë. Nëse qëndron thënja se ‘një foto vlen sa një mijë fjalë’, atëherë këtu i kemi 12 mijë fjalë që përshkruajnë katrahurën dhe kaosin në të cilin e kanë futur Prishtinën”, ka deklaruar Sveçla.

Ai tutje është shprehur se “për një vit qeverisjeje të LDK-së dhe PDK-së, nuk ka dyshim se jeta e qytetarit të Prishtinës është bërë më e rëndë, më e vështirë dhe më pak kualitative sesa ka qenë para një viti”.

“Sot ka më shumë mbeturina, më shumë rrezik nga qentë endacakë, më shumë tollovi, kolona më të gjata, më shumë pritje dhe vonesa, parking më të shtrenjtë, taksi me çmim më të lartë, më shumë gropa në rrugë, më pak gjelbërim, më pak ndriçim… e kështu me radhë”, ka thënë Sveçla.

Punën e kryetarit Rama e ka kritikuar edhe shefi i grupit të asamblistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, Bahri Gashi.

Shefi i grupit të asamblistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, Bahri Gashi

Ai në një prononcim ka thënë se viti që po e lëmë pas, për Komunën e Prishtinës dhe për qytetarët ka qenë më i rëndi, i cili sipas tij, është përcjellë me mospunë dhe neglizhencë.

“Komuna e Prishtinës ka thyer rekord në kthimin e vendimeve nga institucionet qendrore, ka thyer rekord edhe brenda vetes duke anuluar plane rregullative (Kalabri, Arbëri etj), e pastaj duke i kthyer po vet prapë, anulim pa asnjë arsye, e kthimi ka qenë edhe sukses pas presioneve të opozitës e edhe banorëve dhe disa faktorë tjerë”, ka deklaruar Gashi.

Ai tutje ka përmendur problemin me qentë endacakë, atë të mbeturinave, investimet në infrastrukturë si dështime të kësaj qeverisje.

Ndërsa, sa i përket premtimeve elektorale, Gashi ka thënë se pothuajse asnjë prej tyre nuk ka gjetur vend në buxhetin për vitin 2023.

“Ne si AAK bashkë me pjesën tjetër të opozitës, kemi bërë disa përpjekje që të jemi më aktivë në tema dhe të ndryshojmë proceset për të mirën e qytetarit, por ka qenë e vështirë. Shpresojmë në reflektim se përndryshe Prishtina ka filluar të degradojë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe nga opozita, i pari i kryeqytetit në një postim në llogarinë e tij në Facebook, tha se fillimet janë plot sfida, por  ato bashkë me ekipin i kanë tejkaluar për të vënë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e kryeqytetit.

“Të dashur qytetarë, udhëtuam plot një vit së bashku prej ditës që ma dhatë votëbesimin për të qenë kryetar i Kryeqytetit. Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm me dedikimin, energjinë dhe punën e pandalshme të krejt ekipit, i kapërcyem për të vënë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithsecilit”, ka shkruar ai, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme. 

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?