Në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e qendrave, e para pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe cikleve zgjedhore lokale. Takimi u zhvillua në kuadër të vazhdimit të organizimit dhe angazhimit në terren.
Në mbledhje morën pjesë Kryeministri dhe Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretari Organizativ Alim Rama dhe Koordinatori i Qendrave Salih Zyba.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend, për fushatën zgjedhore të suksesshme të Lëvizjes, e cila u mbështet nga 51.10 për qind e qytetarëve dhe siguroi 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe konstituimin e institucioneve të reja.
Vëmendje e veçantë iu kushtua organizimit të brendshëm të Lëvizjes, funksionimit të qendrave dhe forcimit të strukturave në nivel lokal.


