KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV-ja për kontratat njëburimore: Propaganda të opozitës, numri i tyre ka rënë gjatë Qeverisë Kurti
Politikë

LVV-ja për kontratat njëburimore: Propaganda të opozitës, numri i tyre ka rënë gjatë Qeverisë Kurti

Kosova News
Kosova News 14:41 -07/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë detaje lidhur me debatin për kontratat e negociuara, me theks të veçantë kontratat e energjisë elektrike, sektorit të mbrojtjes dhe arsimit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në një konferencë për media, tha se numri i kontratave të negociuara ka shënuar rënie të dukshme gjatë qeverisjes Kurti, krahasuar me vitet e tjera.

Ai tha se edhe për nga vlera, ministritë deri në fund të muajit tetor, ka nënshkruar 11 milionë euro kontrata, trefish më pak se në vitin 2019.

Gjatë konferencës, Muja potencoi se krahasuar më vitet e kaluara kur në pushtet ishin partitë e tjera, ka rënë dukshëm importi dhe eksporti i energjisë elektrike nga Serbia.

Muja tregoi se nga viti 2013 deri në vitin 2023, Kosova ka eksportuar rreth 250 milionë euro energji elektrike.

Deputeti tjetër i VV-së, Enver Haliti tha se kontratat njëburimore i ka quajtur propaganda të partive opozitare dhe analistëve që përkrahin këto të fundit.

Ai ka thënë se nga viti 2021 deri tani rreth 43 për qind e kontratave të negociuara, janë në kuadër të komunave të Kosovës.

Sipas tij, komunat që prijnë me këto kontrata dhe se po shënojnë rritje janë Prishtina, Malisheva, Gjakova dhe Ferizaj.

Haliti ka shtuar se komunat kanë rreth 165 kontrata me negocim, derisa te qeveria dhe ministritë ka shënuar rënie.

“Nga të gjitha kontratat e negociuara që nga viti 2021 deri në vitin 2024, diku 43 % janë nga komunat e Republikës së Kosovës. Janë 38 komuna dhe publiku e din se nga kush udhëhiqen këto komuna, nga cilat parti politike. Trendi në vitin 2024 te komunat është prapë në rritje, vetëm në vitin 2024 deri tani kemi diku 160 kontrata me negocim nga komunat e Kosovës, derisa nga Qeveria dhe ministritë, ky trend është në rënie, është nën 60 kontrata, çka do të thotë se trendi në raport me institucionet qendrore është në rënie, ndërsa te komunat po vazhdon të rritet. Në vitin 2024 te komunat prin në 4 komunat që prin janë komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga LDK, komuna e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK, është Komuna e Malishevës që udhëhiqet nga Nisma dhe është komuna e Ferizajt që udhëhiqet nga PDK”, ka deklaruar Haliti.

Ai dha detaje edhe për kontratat në Ministrinë e Brendshme.

“Ndërsa sa i përket ministrive ku ka qen debat i opozitës, e kemi thënë se që nga viti 2021 deri në vitin 2024, ato kontrata që janë nënshkruar me negocim kanë të bëjnë me furnizimin me pasaporta, blerjen e mikrosoftit për administratën publike që janë qenë të pamundura që të prokurohen në mënyra tjera. Ndërsa, te Ministria e Bujqësisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes është kritikuar për ushqim, por theksoi se kontratat joburimore për ushqime ka shëndrruar në kontrata për blerjen e armatimit.

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani takon subjektet poltike për datën e zgjedhjeve lokale

Sot përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit

Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra

Kurti: Shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë më e fuqishëm dhe më e sigurt

Ambasada amerikane: “Defender Europe 25” dëshmon forcën e partneritetit SHBA-Kosovë

Kosova News 07/12/2024 07/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Çfarë incizimesh filmike po i kërkon Kobra prokurorisë?
10:43 -04/06/2025
I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës
10:16 -04/06/2025
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët
09:52 -04/06/2025
Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës
09:32 -04/06/2025
Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë
09:06 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?