KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lushaku për njehsorët elektrikë: Qytetarët e Kosovës po mashtrohen
Politikë

Lushaku për njehsorët elektrikë: Qytetarët e Kosovës po mashtrohen

Kosova News
Kosova News 13:18 -02/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës foli për njehsorët elektrikë, duke thënë se qytetarët janë mashtruar, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se i është bërë padrejtësi qytetarëve.

“Do ta ngris një çështje tepër të rëndësishme për secilën familje të Kosovës. Një çështje që ka të bëjë me një mashtrim përmes një keq llogaritje të shpenzimit të energjisë elektrike. Kjo e prek secilin prej nesh dhe familjet tona. Është një padrejtësi që po bëhet për muaj apo vite me radhë. Derisa kemi dëgjuar qeverinë që u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike e të presin të shpenzojnë pas orës 22:00 për shpenzim të energjisë më të lirë, ne sot kemi parë që shumica e njehsorëve nuk e llogarisin saktë shpenzimin e energjisë dhe kjo çon tek llogaritja më e madhe dhe faturimi më i shtrenjtë për secilën familje të Kosovës.

Ky shqetësim është ngritur publikisht pas verifikimeve komplete në terren të dhjetëra njehsorëve elektrikë, të bëra në kuadër të angazhimit të anëtarit tonë Visar Azemi dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto verifikime del se një përqindje dërrmuese, pra mbi 87% e njehsorëve elektrikë e masin kohën gabimisht“, u shpreh ajo.

Lushaku theksoi se qytetarët janë mashtruar dhe se Qeveria nuk ka reaguar.

„Pra, qytetarët janë mashtruar. Qeveria u ka thënë: ‘Kurseni rrymën, shpenzoni në orët e natës’, derisa orët kanë keqllogaritur. Kjo është e vërteta e hidhur. Dhe pikërisht këtu lindin shumë pyetje: Si është e mundur që një problem i tillë të jetë kaq i përhapur dhe Ministria e Industrisë të mos ketë vepruar me kohë? Si është e mundur që qytetarët të kenë paguar për muaj të tërë, e ndoshta edhe për vite, fatura të padrejta me keq llogaritje dhe ministria e institucionet e tjera nuk janë thirrur për përgjegjësi?“, thotë ajo.

Ajo shtoi se Ministria e Industrisë nuk mund të sillet si spektatore.

“Ky fenomen nuk është i izoluar, por është i përhapur masivisht te çdo familje. Përgjegjësia në këtë rast është e qartë dhe nuk mund të shmanget. Ministria e Industrisë, KEDS, ZRRE, KESCO mbajnë përgjegjësinë për mosveprim edhe për dështim për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve në çdo çështje që prek drejtpërdrejt faturimin e energjisë elektrike.

Nëse për muaj, e ndoshta edhe për vite, qytetarët janë dëmtuar nga ky sistem i padrejtë faturimi, atëherë Ministria e Industrisë nuk mund të sillet si spektatore“, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 02/04/2026 02/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?