Të shtunën, Luka Modriq ka festuar ditëlindjen e 38-të.
Mesfushori veteran që aktualisht është në detyrë me Kroacinë, është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e Real Madridit.
Ai pritet të shkruajë histori të re me madrilenët.
Vetëm tre lojtarë kanë luajtur për Real Madridin si 38-vjeçar.
Jerzy Dudek në vitin 2011 dhe Francisco Buyo në vitin 1996.
Megjithatë, të dy u kaluan nga legjenda Ferenc Pushkash, i cili ndeshjen e fundit për “Los Blancos” e luajti më 21 nëntor të vitit 1965, me 38 vjet e 234 ditë.
“Diario AS” ka shkruar të shtunën se Modriq mund të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur për Real Madridin.
Për t’ia arritur një gjëje të tillë, Modriq duhet të jetë i pranishëm në njërën prej pesë ndeshjeve të fundit në La Liga me Real Madridin.